Kompleksi i hotelit “Otrant” më luksozi në Ulqin – Video

May 18, 2012   | Turizmi / Turizam

Mobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512

Hotel Otrant njëri ndër komplekset më luksoze në Ulqin
Edhe sivjet Ulqini, do të mbetet njëri ndër destinacionet kryesore për turizëm në Detin e Adriatikut.
Vetëm gjatë fillimit të muajit maj llogaritet se në plazhet e këtij qyteti të banuar me shumicë shqiptare, kanë aterruar dhe pushuar hiq më pak se tridhjetë mijë turistë. E numri më i madh i turistëve, si zakonisht është ai nga Kosova.
Gjatë qëndrimit tonë në Ulqin ne vizituam edhe njërin nga komplekset më të mira hoteliere në këtë komunë Hotelin Otrant, i cili ka katër yje.
Kompleksi hotelierik Otrant , gjendet tre kilometra larg qytetit të vjetër të Ulqinit, apo konkretisht është në fillim të plazhit të madh dhe i cili posedon një hapësirë të mrekullueshme relaksuese dhe të gjelbëruar dhe me drunj karakteristik. Ai shtrihet disa metra larg plazhit të madh apo në të.

Ky kompleks, ka kapacitete 134 dhoma me rreth tre qindë shtretër. Po ashtu pos apartamenteve në këtë kompleks janë edhe trembëdhjetë vila. Enterieri dhe eksterieri i këtij kompleksi hotelier është shumë i pasur dhe i rëndësishëm për turistët.
Hoteli pos infrastrukturës moderne ka edhe pishina dhe dhomat për masazh, saunat, Jakuzit. Edhe restoranti dhe bari me terrasat e saja ofrojnë kushte të favorshme për relaksim. Gjatë verë do të ketë edhe aktivitetet të shumta.
Vizitorët që zgjedhin këtë hotel për pushime janë të satisfasionuar.


Në këtë hotel momentalisht pushojnë dhjetëra turistë nga vende të ndryshme, si nga Kosova, Turqia, Polonia e vende të tjera. Sipas zyrtarëve të këtij hoteli, temperaturat e ulëta kanë ndikuar që këto ditë të ketë numër jo të bollshëm të turistëve dhe që pas ngritjes së temperaturave dhe ndaljes së shiut do të ketë prurje pozitive të turistëve.
Rrezart Mavriqi, pronar i agjencionit Argos, e cila ka me qira hotelin luksoz Otrant me katër yje në Ulqin, tregon se kanë bërë përgatitjet e duhura për realizmin e një sezone turistike të suksesshme. Menaxheri, edhe pse për nga mosha është i ri, është energjik.
Sipas tij ky hoteli ofron kushtet më komode për turistët.
Rrezarti tregon për agjencinë e lajmeve “Kosova Info” se kanë bërë investime të mëdha në mënyrë që klientët të kenë kushte sa më të mira dhe të cilësisë së lartë. Po ashtu edhe cilësia në shërbime është në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Presim që sivjet të kemi një sezon turistike shumë më të mirë se në të kaluarën, Kemi realizuar një varg kontratash me agjencione nga shtete të ndryshme”, tha Rrezart Mavriqi. Ai shpreson se numër i madh i turistëve të vijnë edhe nga Kosova. Tashmë ka kushte të shkëlqyera akomodimi, shërbime cilësore dhe ushqim të cilësisë së lartë.

“Çmimet janë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara dhe sa i përket turistëve nga Kosova u premtoj atyre se çmimet janë më të lira se në shumë hotele të Kosovës”, thotë Rrezarti. Ai tregon se çmimet janë nga 25 deri në 50 euro për person gjatë kësaj vere duke llogaritur edhe ushqimin dhe kjo tregon se janë më të lira se në hotelet e Kosovës, e derisa kushtet dhe cilësia këtu tek ne është e nivelit shumë të lartë. Pos këtyre vetive të mrekullueshme. Hotel Otrant, ofron edhe shumë të mira tjera, sepse hoteli gjendet buzë plazhit të madh, ku dhe ka edhe pishinën e vetmja e tillë e këtij lloji
Hoteli Otrant i ofron turistëve të saj kushte mjaft atraktive e të cilat thuajse nuk i ka asnjë kompleks tjetër apo hotel në këtë anë.
Sipas tij janë përmirësuar kushtet, derisa nga ana tjetër edhe çmimet janë zbritur. Hoteli ka apartamente të bukura me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që i duhet turistëve.
Zyrtarët e këtij hoteli shprehin optimizmin se do të kenë numër shumë të madh të turistëve, sepse janë ndër hotelet më të njohura dhe më të mira në Komunën e Ulqinit.

Naser RAMADANI
Kosova.info
YouTube Preview Image

Ju mundeni te kerkoni ofertat per pushime ne Hotel Otrant Ulqin duke klikuar në linkun e Ofertave per Hotele dhe apartamente në Ulqin.

4