Lamiga ambjent relaksues per turistet,Ulqin – Shkoder – Video

May 18, 2012   | Ngjarjet - Events

Turistët jo vetëm nga Kosova, por edhe ata nga Maqedonia e Shqipëria dhe sidomos shqiptarët nga diaspora e turistë të huaj kanë mundësinë  e shkëlqyer që gjatë rrugëtimit për në Ulqin ose anasjellas   lodhjen e tyre ta relaksojnë  në një mjedis shumë atraktiv  rreth tetë kilometra larg kufirit të  të Malit të Zi dhe Shqipërisë në Ulqin konkretisht Kryth tek Qendra Tregtare Lamiga. Lamiga, kjo epiqendër relaksuese për turistët gjendet mu në mes të dy qyteteve Ulqinit dhe Shkodrës. Ia vlen që turistët jo vetëm ata që kalojnë aty pari, por edhe nga regjione të tjera  që të vizitojnë e shijojnë gjërat dhe bukurinë që ofron.

Kjo qendër ofron mundësi dhe kushte të shkëlqyera për relaks të turistëve e rrethuar nga hapësira e pasur  me male. Pos restorantit e barit, ka edhe super marketin,  parkingun modern për  qindra mjete të vogla dhe autobusë dhe këndin special me lodra të llojeve të ndryshme për argëtimin edhe të fëmijëve.

Pos këtyre kjo qendër ofron edhe  të gjitha kushtet dhe infrastrukturën moderne sipas standardeve ndërkombëtare.

Lamiga, i  ka kushtuar një vëmendje të veçantë pushimit të turistëve  duke i ofruar mundësinë e një pushimi  të shpejt me shijimin e një  kafeje, ushqimi  dhe relaksimi.

Edhe pse kohë jo e mirë dhe me të reshura të herë pas hershme të shiut, ka mjaft vizitorë që kalojnë këtej pari dhe posa shohin këtë lokacion, nuk munden pa u ndalur për të pirë ndonjë kafe, lëngë apo për të ngrënë ndonjë drek apo dark. E derisa disa turistë shijojnë  pijet e ushqimet e tyre tek bari e restoranti dhe në terasë, në anën tjetër  turistë të tjerë blejnë ushqime në supermarketin e nga ana tjetër fëmijët e tyre relaksohen  tek këndi I lodrave. Ata nuk merakosen për sigurinë e mjeteve të tyre, sepse këtu gjithçka është nën kontroll dhe ekziston siguria e lartë.


Gazmend Demiri, bashkëpronar i Qendrës Tregtare, Lamiga
në Kryth, tregon se kanë bërë përgatitje adekuate për pritjen e turistëve që kalojnë këtej pari. Sips tij kjo është qendra më moderne  në të gjitha aspektet jo vetëm këtej pari, por edhe në regjion.  Kjo qendër tregtare ofron  kushte të shkëlqyera  për relaksim. Ajo ka  restorantin special  për mbi 200 persona, super marketin me më shumë se dhjetë mijë artikuj,  e ku nuk mungojnë as prodhimet nga Kosova e ato nga Shqipëria. Pronari tregon se kanë bërë investime edhe në këndin e lodrave dhe parkingun me siguri. “Ne ofrojmë jo vetëm kushtet më të mira në rajon, shërbime të cilësisë së lartë, por edhe siguri dhe çmimet më të lira në regjion”, thotë Gazmend Demiri.

Ai edhe sivjet shpreson se numri më i madh i klientëve do të jetë nga Kosova, por edhe ata nga Maqedonia, Shqipëria shqiptarët e diasporës dhe ata të huaj.  Ai thotë se siguria për të gjithë klientët është e absolute.

Naser RAMADANI
Kosova.info