Në Kalanë e Shasit filloi manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” – Foto – Video

May 19, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Per te nëntin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit mbahet manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” maj 2012.

Mbrëmë në Kalanë e Shasit filloi hapja e manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, një bashkëpunim ky ndërmjet shoqatës “Ora”dhe “Art Club”.Në këtë mbrëmje nën qiellin plot yje dhe me pishtarët e ndezur , me veshjet tradicionale të Anës së Malit dhe me eksponate të ndryshme mori jetë cikli “Ana e Malit ndër vite”.U krijua kështu përshtypja për një kthim në lashtësi, një kthim në të bukurën, tradicionalen tonë.Moderatorja e programit zonja Arjeta Lika Kurti ftoi në skenë zonjën e moshuar Sutë Xhurreta e cila kishte sjellë me vete veshje dhe eksponate të ndryshme, ku me këtë rast edhe bëri spjegimin për secilen veç e veç.Poashtu fjalen e mori edhe studiusja nga Prishtina Drita Halimi-Statovci, Ulë Xhemaj dhe Zanita Halimi të cilët folën për larminë e kostumeve tradicionale të Anës së Malit duke i lidhur ato me rrënjë të lashta Ilire.Nuk mund të lëmë pa përmendur vajzen simpatike Arlinda Dashrami, nën përcjelljen e Gëzim Gjekes, e cila me zërin e saj të bukur kënaqi të pranishmit, të shumtë në numër.Manifestimi do të vazhdojë sërisht sot, ditë gjatë së cilës janë të parapara gara në vrapim si edhe turne të ndryshme në shah, volejboll, në futboll dhe në ping pong.

Nga Lule Avdiu – Cura
VIDEO TV TEUTA

Programi i manifestimit tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2012″

Lajme nga Ulqini

PËR MË SHUMË FOTOGRAFI SHIKONI ANA E MALIT TRADITA FACEBOOK

6