Në Ulqin takimi i tretë i Forumit të Albansoferës

May 20, 2012   | Politika

Në Ulqin takimi i tretë i Forumit të Albansoferës Në Ulqin takimi i tretë i Forumit të AlbansoferësNë datat 19 dhe 20 Maj mbahet në Ulqin takimi i tretë i Forumit të Albansoferës. Forumi mbledh ne takime periodike politikanë nga partitë politike shqiptare në rajon. Është një iniciativë e Grupimit G99 në Shqipëri, mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Në këtë takim fokus është Diaspora Shqiptare. Do të diskutohet diaspora si një resurs zhvillimi, urat lidhëse dhe strukturat institucionale për diasporën, si dhe ndikimi i saj në gjeopolitike dhe shtetformim, me synimin për të parë mundësitë e një qasjeje të koordinuar ndaj diasporës së hapësirave shqiptare.

Partitë e përfaqësuara në takim janë:

Nga Kosova: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re;

Nga Shqipëria: Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim; Grupimi G99

Nga Maqedonia: Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Demokratike Shqiptare

Nga Mali i Zi: Forca e Re Demokratike, Perspektiva

Nga Lugina e Preshevës: Partia për Veprim Demokratik

I ftuar gjithashtu edhe z. Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, Kosovë.

INA

1 

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja