Në UDSH konflikte për shkak të kandidatit për minister të Drejtave të Pakicave në Qeverinë malazeze

May 21, 2012   | Politika

Kushëriri i Dinoshës ka përçarë partinë

Brenda UDSH-së, aleateve të PDS(DPS) dhe PSD(SDP) në Qeverinë e MZ, ka ardhur deri tek mosmarrëveshjet e reja brenda partisë, për shkak të përzgjedhjes së kandidatit për ministër të drejtave të pakicave njofton “DAN”.

Një fraksion, i mbledhur rreth kryetarit të partisë Mehmet Zenka, përkrah Gëzim Hajdinagën, ish Kryetarin e Komunës së Ulqinit, ndërsa tjetri fraksion mendon  se zgjidhja më e mirë është Hamdi Hasani, një i afërm i ngushtë i ish liderit të UDSH-së Ferhat Dinosha.

Grindjet , siç njofton “Dan” ishin të dukshme në seancën e Këshillit Qendror të Partisë, i cili u mbajt dy ditë më parë në Ulqin. Në bazë të marrëveshjes me DPS dhe SDP, Ministria e të drejtave të pakicave në qeverinë e MZ i takon UDSH-së, ku këtë post deri kohët e fundit e mbulonte Ferhat Dinosha, i cili më vonë u bë ambasadori malazez në Tiranë.

Me sa duket, largimi i Dinoshës nga Qeveria ishte i kërkuar nga disa përfaqësues të BE-së, pasi aji nuk arriti të tregojë angazhim për detyrimin për të mbrojtur të gjitha pakicat, sidomos ato seksuale.

Dinosha më vonë dha dorëheqje në të gjitha funksionet në Unionin Demokratik të Shqiptarëve, dhe në vend të tij është zgjedhur Mehmet Zenka.

Si një prej kandidatëve për ministër të ri të të drejtave të pakicave është përmendur Hajdinaga, por ndërkohë, kundër tij është ngritur akuza penale, dhe aji skandal dukshëm ja ka zvogëluar shanset e tij. Kandidati tjetër është Hamdi Hasani, i cili më parë ishte zyrtarë i lartë në konsullatën malazezë në Nju Jork.

Kushdo që do të zgjidhet, do të marrë vetëm domenin e të drejtave të pakicave,pasi që kohët e fundit të drejtat njerëzore janë dhëne Juridiksion  zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Dusko Markovic.

Kreu i UDSH-së, Mehmet Zenka, natën e kaluar nuk u përgjigj telefonatave për të komentuar mbi konfliktin në parti. Ndërsa zyrtarët tjerë të UDSH-së, kanë thënë se ata nuk kanë autorizim për të folur për media për ngjarjet e brendshme që kanë ndodhur në parti. /Albert Camaj/

MALESIA.ORG

3