Ulqini destinacion i martesave në Villa Eneida + Foto

May 21, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Jane te shumta vendet ku zhvillohen ceremonite martesore te cilat na bejne te enderrojme.

Te martohesh ne plazh eshte me te vertet bukur. E kemi pare shume ta bejne kete lloj ceremonia ne per filma apo edhe tek Vip-at e Hollywood-t, apo ne ndonje ishull ekzotik per nje ceremoni intime. Nuk eshte detyrimi te shkosh jashte shtetit, edhe ketu ne Ulqin ka vende shume te bukura per te organizuar njue dasem te bukur.

Tashme Ulqini mund tju vene ne dispozicion paketa martesore ku mund te perfshihet edhe muaji i mjaltit.

Nje martese ne plazh, eshte me te vertet nje stil i pabesueshem per te celebruar bashkimin e dy zemrave.Nese keni vendosur te martoheni ne plazh, lulet jane detaji i vetem i rendesishem.

Ulqini do te promovohet si destinacion per martesat e çifteve te reja. Kjo eshte iniciativa e fundit qe eshte marre nga pronari i Villës Eneida në lagjen Lima të Ulqinit, ne bashkepunim me autoritetet turistike te vendit dhe kompanive turistike ruse. Duke qene se gjate periudhave te fundit eshte vene re nje renie e interesit te turisteve per te vizituar Ulqinin po merren masat per rikthimin e tij ne qender te vemendjes. Se shpejti do te nisin fushatat turistike per qytetin e Ulqinit me moton që Ulqini të jetë destinacion i martesave,ku gjatë këtyre ditëve 40 çifte rusë u martuan dhe kaluan muajin e mjaltit në Vilën Eneida ne Lima të Ulqinit, e cila kane qene gjithnje e preferuara per shkak te natyres se mrekullueshme qe ofrojne. Fushatat do te perqendrohen kryesisht ne Rusi, pasi kane qene turistet rus ata qe kane shenuar dhe numrin me te madh te vizitoreve te vitit te kaluar ne Ulqin.

Për të gjithë romantikët që duan të thonë “Të dua” një herë më shumë apo për të përsëritur edhe një herë premtimet për dashuri të përjetshme, Villa Eneida ju ofron ceremoni simbolike martese në bordin e villës,plazhit dhe pishinës me trajtim VIP.

Ju mundeni te kerkoni ofertat per pushime ne Apartments Eneida Ulqin duke klikuar në linkun e Ofertave per Hotele dhe apartamente në Ulqin.