22 Maji Ditë Zie Kombëtare – ABC TV LIVE

May 22, 2012   | Lajmet / Vijesti

Stafi  Lajme nga Ulqini, shpreh ngushellime te perzemerta per familjet e studenteve te Universitetit “Aleksander Xhuvani”, te qytetit te dashur Elbasan, te cilet pesuan nje aksident tragjik ne Himarë, ku humben jeten 13 persona e me dhjetra te plagosur.

 

Ne respekt ndaj atyre vajzave te reja qe humben jeten ne aksidentin tragjik te Himares dhe shpalljes se dates 22 Maj dite zie Kombetare.

 

Faqa jone gjate dites se sotme nuk do publikoj asnje lajm.

Tragjedi në Himarë,vdesin 13 persona

Emrat e studenteve që ishin nisur në këtë ekskursion, janë si më poshtë:

Ardita Çela, Aida Gjika, Alma Deda, Anisa Rusi, Anita Hysa, Antoneta Zaçe, Arta Ballabani, Aurora Molla, Besjana Dani, Besjana Xheneti, Blerina Qerimi, Drenica Guzi, Desilda Bytyçi, Dorjana Kumria, Dorina Spaho, Elsa Daka, Elsa Shtylla, Eralda Bajrami, Eranda Baloshi, Eranda Bardhi, Erjola Xhoi, Klejda Kena, Mirsije Biba, Ornela Nushi, Denisa Tare, Erdita Opingari, Eriselda Gubere, Eriselda Çoku, Erjana Gështenja, Ermira Mana, Fabjola Shehi, Florie Pepi, Gerta Ahmetaj, Griselda Zeneli, Griselda Gjilani, Isjana Dalipi, Ilma Klosi, Joana Debinja, Juliana Kuqi, Juliana Tola, Klajda Pollozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Liri Hasa, Oliverta Dhëmbi, Oltjana Beqiri, Ticiana Hysa, Anisa Çobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Curri, Shegushe Haka, Oltjana Yzo.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me 33 studentë në bord ka rënë në humnerë, duke shkaktuar vdekjen deri tani të të paktën 12 personave.

Autoritetet zyrtare kanë njoftuar se autobusi ka rënë në thellësi prej afërsisht 100 metrash dhe dyshohet se të paktën 21 studentët e tjerë, të gjitha femra, kanë mbetur të plagosura.

Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, u dërguan forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë, të cilët kanë sjellë 14 persona në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.
Aktualisht disa prej tyre jane ne gjendje kome pasi kanë marrë dëmtime serioze në trup.
Gjithashtu, mësohet se autobusi i rrëzuar ishte me targë Elbasani dhe studentët janë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, dega Gjuhë-Letërsi, viti i tretë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp bëri të ditur se përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes u dërgua edhe reparti special Delta Forcë dhe se është ngritur një grup i posaçëm pune për menaxhimin e situatës.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 16.15. Në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë “El 2274 B”, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ka dalë nga rruga. Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës”, thuhej në njoftimin e policies

Vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj u nisën drejt Himarës për të mbikëqyrur nga afër situatën.

Ndërsa korrespondenti i Top Channel bëri të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe se për pak kohë brenda tij ndenjën disa të mbijetuar.

TOP CHANNEL

ABC TV ALBANIA LIVE

Tragjedi në Himarë, autobusi bie në greminë, 13 të vdekur. 22 maji, Ditë Zie Kombëtare
HIMARE – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:15, pranë qafës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me 33 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega Letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi ishte me targa të Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela. Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta të policisë e forcat RENEA, disa minuta pas aksidentit. 8 helikopterë, 2 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 6 të Ministrisë së Brendshme transportuan nga Himara drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, të plagosurit më rëndë.Ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshira në aksident.Burime nga policia bëjnë të ditur se 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 studente janë plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit.
Televizioni NEWS24 transmetoi pamjet e para nga vendngjarja, të autobusit të shkatërruar tërësisht dhe njerëz të shumtë rreth tij që përpiqeshin të jepnin ndihmën e parë.Pak minuta pas ngjarjes, korespondenti i News 24 Andrea Kola bëri te ditur se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.VDES NJË TJETËR STUDENTË, SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE
ORA 22:38-Nga Spitali Ushtarak vjen lajmi i keq për vdekjen e një tjetër studenteje, që e con bilancin e viktimave në 13.POLICA E SHTETIT: IDENTIFIKOHET VIKTIMA E PARË
ORA 22:37-
Zëdhënësja e policisë së Shtetit në një komunikim për mediat bëri publik emrin e viktimës së parë të këtij aksidenti tragjik. Ajo është vajza që u transportua me helikopter në Spitalin Ushtarak dhe quhet Eranda Baloshi.AMBASADORI SEQUI MESAZH NGUSHËLLIMI
ORA 22:35-
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.
“Ambasadori Sequi dëshiron të shprehë ngushëllimet më të ndjera për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksidentin e sotëm tragjik në Himarë. Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar.”- thuhet në njoftimin e shpërndarë ëpr mediat nga zyra e BE-së në Tiranë.
“Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre dhe familjeve të tyre forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U urojmë nga zemra të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë.”- përfundon njoftimi.DËSHMITARJA: JA SI NDIHMOVA TË PLAGOSURIT
ORA 22:00- Në një komunikim me News 24, një vajzë himariote rrëfen momentet kur ajo ka shkuar në vendngjarje për t’ju ardhur në ndihmë studentëve që përfunduan në humnerë.
“Isha në ngjarjen që ndodhi në Himarë, dhashë ndihmën time të vogël me aq sa munda…U trondita nga ngjarja e rëndë që pashë, komunikova me disa prej të plagosurave, njëra prej tyre me la orën e saj si dhuratë në shenjë mirënjohje për ndihmën. Kaq më lejuan të qendroja brenda, më pas dola jashtë. Himariotët reaguan shumë mirë, dhanë ndihmën e tyre me aq sa mundën”, shprehet ajo.

AKTIVISTË TË AK DHUROJNË GJAK
ORA 21:52 –
Aleanca Rinore Kuq e Zi u sensibilizua me tragjedinë e ndodhur në Himarës, ku humbën jetën 12 studentë të Universitetit të Elbasanit. Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi iu përgjigjën apelit të institucioneve mjekësore për të dhuruar gjak.
Rreth 40 të aktivistë të Aleancës Rinore Kuq e Zi mbërrin brenda një kohe të shkurtër në spitalin ushtarak dhe u vunë në dispozicion të autoriteteve mjekësore për të dhuruar gjak.
“Aleanca Kuq e Zi me herët i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, duke u bashkuar me dhimbjen dhe fatkeqësinë qe ka tronditur jetën e tyre dhe mbarë shoqërisë shqiptare.”- thuhet në njoftimine AK-së.

KOMUNITETI MYSLIMAN: LUTEMI QË ZOTI T’I MËSHIROJË VIKTIMAT
ORA 21:40 – Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit të ndodhur pasditen e së hënës në aksin Himarë-Sarandë.
“Në këto çaste të vështira për familjarët dhe të afërmit, Komuniteti Mysliman merr pjesë në dhimbjen e tyre, duke bashkëndarë pikëllimin që sjell kjo humbje e pazëvendësueshme.Në këto momente hidhërimi për mbarë shqiptarët, lutemi që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme. Gjithashtu shpresojmë e lutemi për shërim të shpejtë të personave të plagosur në këtë aksident me pasoja të rënda.”- shkruhet në njoftimin e Komunitetit Mysliman.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bën thirrje të gjithë besimtarëve që të angazhohen për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të plagosurve nga tragjedi.

EMRAT E TË PLAGOSURAVE NË SPITALIN USHTARAK DHE ATË TË VLORËS
ORA 21:00- Në Spitalin e Vlorës ndodhen Ina Janulla, Entela Daja, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Ergysa Opingari, Juljana Kuqi, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa, Blerina Cereni.

Në Spitalin Ushtarak janë Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Tace, Anisa Cobo, Doriana Kumrija, Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora në Spitalin Ushtarak Shegushe Taka, Elsa Shtylla, Mirsie Biba, Elfsiana Karriqi.

META: VLERËSOJMË SOLIDARITETIN NJERËZOR
ORA 20:55 –
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vizitoi të hënën në mbrëmje të rinjtë e plagosur nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Himarë dhe që aktualisht po trajtohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Pas vizitës Meta shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“Vijmë këtu për të kontribuar, që nga dhurimi i gjakut dhe gjithçka tjetër që mundemi. Vlerësojmë këtë solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor, këtë angazhim dhe përgatitje të shkëlqyer të ekipit të Spitalit Ushtarak dhe strukturave të shëndetësisë”, tha kreu I LSi-së.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk mund të pranohet nga logjika, por është një fakt që duhet përballuar me kurajo dhe solidaritet, duke i qëndruar pranë të aksidentuarve të këtij aksidenti tragjik”, tha Meta.
Ai vërejti se “kohët e fundit aksidentet po marrin jetën e shumë qytetarëve dhe është e domosdoshme të rrisim vëmendjen dhe prioritetin për minimizimin dhe parandalimin e tyre”.

AKSIDENTI NË HIMARË, TOPALLI: NGUSHËLLIME TË AFËRMVE
ORA 20:50 –
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu dhimbjen e thellë për pasojat e aksidentit tragjik ku humbën jetën 12 studente dhe 22 të tjera u plagosën.
“Në këto momente tronditjeje, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor shkojnë pranë të afërmve, familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie, me lutjen që Zoti t’u japë forcë të përballojnë dhimbjen e që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”- thuhet në mesazhin e kryeparlamentares.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për personelin e shërbimit mjekësor, forcat e policisë e të ushtrisë, pushtetit lokal dhe banorëve të zonës, për ndihmën e menjëhershme dhënë të plagosurve.

FORCAT E ARMATOSURA DHUROJNË GJAK
ORA 20:40 –
Forcat e Armatosura dhuruan gjak për të plagosurit në aksidentin e rëndë në Himarë. Deri në orën 20:40 kanë dhuruar gjak mbi 60 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, midis të cilëve edhe zv. shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Sandër Lleshi. Ndërkaq mbi 200 ushtarakë të tjerë janë në pritje për të dhuruar gjak.

PIPERO: NË SPITALIN USHTARAK 12 TË PLAGOSUR, 10 NË VLORË
ORA 20:20- Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero deklaroi se transportimi i të plagosurve nga Himara drejt Spitalit Ushtarak ka përfunduar.

“Në Spitalin Ushtarak janë 12 të plagosur, 2 më rëndë. Në Spitalin rajonal të Vlorës janë 10 studentë, një më rëndë”, deklaroi ai.
Pipero falenderoi më tej qytetarët që janë sensibilizuar duke dhuruar gjak.

OLLDASHI: NGA TË DHËNAT PARAPRAKE KUSHTET E RRUGËS S’JANË SHKAK I AKSIDENTIT
ORA 20:30 –
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi bëri të ditur sot pasdite se, presim të dhënat që do të dalin nga hetimet që po kryhen nga ekspertë të policisë për shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat paraprake mësohet se nuk kanë qenë kushtet e rrugës shkak i aksidentit.
Olldashi konfirmoi se të gjitha strukturat e shtetit janë mobilizuar për të përballuar situatën, ndërsa konfirmoi se po bëhen përpjekje titanike për të shpëtuar çdo jetë.
“Si përfaqësues i qeverisë gjendem pranë për dhënien e çdo asistence jo mjekësore për të bërë koordinimin e institucioneve që mund të japin ndihmë mjekësore”, deklaroi Olldashi. Ai bëri të ditur se një grup të rinjsh i Forumit Rinor të PD-së po i drejtohen Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak.
Duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të jenë të kujdesshëm në publikimin e çdo emri, Olldashi njoftoi se Ministria e Brendshme po bën verifikimin dhe identifikimin e plotë të atyre që kanë humbur jetën.

QEVERIA: 22 MAJI, DITË ZIE KOMBËTARE
ORA 19:40 –
Me kërkesë të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave shpalli datën 22 maj, Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në ku humbën jetën 12 studente.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se “Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.”
Mësohet se Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë nga Çikago drejt Tiranës, “për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë”.

Të martën në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

MJEKU: NJË STUDENTE ERDHI E VDEKUR, 2 TË TJERA NË GJENDJE TË RËNDË
ORA 19:47-
Nga Spitali Ushtarak, drejtori Bedri Mihja deklaron se aty kanë mbërritur deri tani 11 të plagosura, 2 prej të cilave në gjendje të rëndë, ndërsa njëra mbërriti e vdekur me helikopterin e parë. Ai shton se pritet të vijnë edhe 4 të plagosura të tjera.
“Gadishmëria jonë është absolute, të gjitha sallat të hapura, mbi 60 mjekë e 150 infermirë të gatshëm. Të plagosurave iu bë i gjithë shërbimi i nevojshëm, ekipet janë në kokën e të sëmurave”, tha ai.

META: NDAJMË DHIMBJEN ME TË AFËRMIT E VIKTIMAVE
ORA 19:20 –
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. “Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.”- deklaroi Meta.
Kreu i LSI-së theksoi se të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet.
“Çdo energji të fokusohet për shpëtimin e jetëve të të plagosurve.”- nënvizoi Meta.

RAMA APEL PËR TË DHURUAR GJAK
ORA 19:10- Lideri i opozitës i ndodhur në spitalin Ushtarak, ku dhuroi gjak pas tragjedisë, lëshoi një apel për të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë njerëzore.
“Fjalët janë të tepërta, gjë e cmuar që sa më shumë njerëz, të reja e të rinj të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut, është shumë e nevojshme, pasi i gjithë personeli po bën të pamundurën. Të mbështesim ata që janë tani në operacione në spitale dhe në terren. Është një ngjarje e tmerrshme që duhet të shpëtohet gjithcka që mund të shpëtohet në frymë njerëzore dhe se am pake familje te vuajne kete dhimbje”, deklaroi Rama.

TOPI NË SPITALIN USHTARAK: SHTETI ËSHTË NË KËMBË
ORA: 19:05 – Presidenti Bamir Topi vizitoi në Spitalin Ushtarak katër vajzat që u transportuan me helikpoter nga Himara menjëherë pas aksidentit tragjik në qafën e Vishës.
Në një prononcim për mediat Presidenti theksoi se në këto momente të vështira shteti është në këmbë ddhe po bëhet e pamundura për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. “Ngushëllime familjeve të viktimave. Kam besim se i gjithë shërbimi i kualifikuar i traumatologjisë do të bëjë maksimumin e vet.”- deklaroi presidenti Topi.

KRYQI I KUQ: QYTETARËT TË DHUROJNE GJAK
ORA 19:00- Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar në një komunikim me News 24 i bën apel qytetarëve shqiptarë për të dhuruar gjak.
“Ndërgjegjësohuni me situatën, dhuroni gjak në bankat e gjakut pranë spitaleve dhe jashtë spitaleve”, thotë ajo.

STUDENTJA: AUTOBUSI LËVIZTE ME SHPEJTËSI
ORA 18:43-
Në një dëshmi për News 24, njëra prej studenteve që udhëtonte në autobusin e aksidentuar, e quajtur Ticiana Hysa, e cila ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën ka bërë edhe rrëfimin e parë, për të zbardhur shkakun e aksidentit. Sipas saj, autobusi udhëtonte me shpejtësi të madhe. Ajo shton se shkak për aksidentin është bërë pikërisht shpejtësia. “Nuk e mbaj mend sa veta ishim me saktësi, ndoshta 30, ndoshta më shumë. Ishte faji i shoferit se ikte me shpejtësi, ishte kthesë”, rrëfen ajo.

TOPALLI, VASILI E TAFAJ DREJT HIMARËS ME HELIKOPTER
ORA 18:37-
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj janë nisur drejt Himarës me njërin prej helikopterëve që transportoi në Spitalin Ushtarak, studentët e plagosur rëndë.

GORO: FAMILJARËT DO KENË NDIHMËN E NEVOJSHME
ORA 18:40 –
Në një lidhje telefonike për NEWS24, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro konfirmoi se 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik, të ndodhur pasditen e sotme në qafën e Vishës.
Kryebashkiaku Goro shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe i siguroi ata se “do të kenë ndihmën e institucioneve lokale deri në momentin e fundit, për çdo nevojë që do të kenë.”
“Ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur vitet e fundit në Himarë. Është bërë ç’është e mundur që tu jepej ndihmë sa më parë të lënduarve.”- u shpreh Goro.

PRESIDENTI TOPI: NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJARËVE
ORA 18:25-
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.”- theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
“Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!”-përfundon mesazhi i kryetarit të shtetit.

MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK 4 TË PLAGOSUR RËNDË
ORA 18:20- Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 4 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot. Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj.
Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.

RAMA DHURON GJAK PËR TË PLAGOSURIT NË SPITALIN USHTARAK‏
ORA 19:10
– Rreth orës 18:00 në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka mbërritur Kryetari i PS Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët socialistë Gramoz Ruci, valentina Leskaj, Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Kryesocialisti Rama i është drejtuar Qendrës së Dhurimit të Gjakut të këtë spital, ku ka dhuruar menjëherë gjak në ndihmë të të plagosurve të kësaj tragjedie të ndodhur në Himarë. Po ashtu, gjak kanë dhuruar edhe deputetët socialistë Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Edhe të rinjtë e të rejat e FRESSH-it i janë bashkuar thirrjes për të dhuruar gjak. Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor i janë drejtuar Qendrës së Dhurimit të Gjakut pranë Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak, në ndihmë të të plagosurve që kanë nevojë.

RAMA: AKSIDENT TRAGJIK, SOLIDARITET KOMBËTAR
ORA 18:00- Edhe lideri i opozitës, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka ftuar personelet shëndetësore të bëjnë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të përfshirë në aksident.
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen”, deklaron Rama.

BERISHA NGA CIKAGO: PIKELLIM PER NGJARJEN
ORA 17:55- Menjëherë pas aksidentit tragjik në Himarë, zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se “kryeministri Berisha u informua në Çikago për aksidentin me pasoja tragjike”.
Sipas Kryeministrisë, “Berisha është në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët kërkon të bëhet çdo gjë për të shpëtuar jetën e tyre”.
Kryeministri Berisha shpreh “dhimbjen, pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet me të thella familjarëve të viktimave.”

NGA ELBASANI U NISËN DY AUTOBUSË ME 75 STUDENTË
ORA 17:30- Korespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja, saktësoi se studentët i përkasin Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të degës Gjuhë-Letërsi. Ai shtoi se rreth mesditës studentët ishin nisur me 2 autobusë nga Elbasani për të kaluar 1 ditë pushimi në Sarandë.
Sipas tij, njëri prej autobusave, ai me targë El 2274 është rrëzuar në humnerë. Gjithsej numri i studentëve është 75, të ndarë në dy autobusë, ndërsa shoqëroheshin nga 3 pedagogë. “Janë nisur dy autobusë me 75 studentë, do kalonin vetëm një natë në Sarandë, njëri me 40 studentë dhe tjetri me 35 studentë, shoqëruar nga 3 pedagogë”.

POLICIA: 11 TE VDEKUR 22 TE PLAGOSUR
ORA 17:21- Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë. Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Lidhje te tjera
Aksidenti tragjik, klithma e fundit e shoferit: Nuk ndaloj dot!
Aksidenti tragjik, klithma e fundit e shoferit: Nuk ndaloj dot!TIRANE- Kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave dhe la të plagosur 20 të tjerë kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.Nga ana tjetër, studentët e mbijetuar thanë se në momentet e fundit, shoferi Pëllumb Çela tërë ankth ka ulëritur “ikëm, nuk mund ta ndaloj dot”.Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, ku autobusi me targa të Elbasanit që transportonte studentet e degës së Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë të thellë 80 metra në qafën e Vishës në Himarë. Të parët që dhanë ndihmë për të shpëtuar studentet ishin udhëtarët e rastit, ndërsa pak minuta më vonë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi dy studente, e më pas edhe të tjera më rëndë u transportuan drejt Spitalit Ushtarak me 8 helikopterë, për shkak të terrenit të vështirë.Me kërkesë të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave shpalli ditën e sotme datën 22 maj, Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në ku humbën jetën 12 studente. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se “Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.”
Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.IDENTIFIKOHEN TË GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT TRAGJIK, JA EMRAT
ORA 02:00- Janë identifikuar të gjitha viktimat që gjenden në morgun e qytetit të Vlorës, më poshtë sjellim emrat e tyre:
Juliana Tola
Elsa Daka
Denisa Guzi
Ermira Mano
Lindita Kabashi
Joana Debinja
Aurora Molla
Fabiola Shehi
Erjola Xhoi
Armand Aga.
Mes viktimave gjendet edhe drejtuesi i autobusit 55 vjecari Pëllumb Cela.Në morgun e Vlorës gjenden gjithsej 11 viktima.
Viktimat që janë identifikuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë:
Eranda Baloshi
Dorina Stafa

BERISHA MBERRIN SOT PARADITE NE TIRANE

ORA 02:00- Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate nje interviste televizive nga Cikago se ka lene ne mes Samitin per tu kthyer ne Tirane. “Unë po nisem dhe arrij në Tiranë nesër paradite”, tha kryeministri.
Kreu i Qeverise theksoi se ishte i pari qe mesoi lajmin e rende.Ai percolli dhe njehere ngushellimet per viktimat.
“Jam pothuaj ndër të parët që mësova lajmin. Më kanë informuar njëkohësisht disa burime nga Tirana dhe e kam ndjekur dhe jam lidhur me të gjitha agjencitë dhe ministritë përkatëse: Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë, të Arsimit, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, me Kryetaren e Parlamentit dhe e kam ndjekur në mënyrën më konstante, në mënyrë të vazhdueshme si nëpërmjet lidhjeve me ta, por edhe nëpërmjet live stream të ABC News. Jam përpjekur që të merren të gjitha masat për një ndihmë emergjente sa më të shpejtë dhe sa më eficente. Besoj se ka pasur një mobilizim e angazhim shumë serioz, por aksidenti është shumë tragjik.Me këtë rast dua t’u shpreh të gjithë të plagosurve urimin tim më të mirë, për një shërim sa më të shpejtë. Kam porositur ministrin e Shëndetësisë të marrë çdo masë, në mënyrë që t’u jepet ndihma më eficente, për çdo ndihmë që do të kenë nevojë, brenda dhe jashtë vendit. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet, solidaritetin tim më të lartë njerëzor, të familjes sime dhe qeverisë shqiptare, i lutem Zotit të gjejnë forcë, për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme, për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur. Uroj që shpirti i viktimave të këtij aksidenti kaq tragjik të gjejë paqen e merituar”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Aksidenti tragjik, klithma e fundit e shoferit: Nuk ndaloj dot!
Aksidenti tragjik, klithma e fundit e shoferit: Nuk ndaloj dot!TIRANE-Kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave dhe la të plagosur 20 të tjerë kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.Nga ana tjetër, studentët e mbijetuar thanë se në momentet e fundit, shoferi Pëllumb Çela tërë ankth ka ulëritur “ikëm, nuk mund ta ndaloj dot”.Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, ku autobusi me targa të Elbasanit që transportonte studentet e degës së Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë të thellë 80 metra në qafën e Vishës në Himarë. Të parët që dhanë ndihmë për të shpëtuar studentet ishin udhëtarët e rastit, ndërsa pak minuta më vonë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi dy studente, e më pas edhe të tjera më rëndë u transportuan drejt Spitalit Ushtarak me 8 helikopterë, për shkak të terrenit të vështirë.Me kërkesë të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave shpalli ditën e sotme datën 22 maj, Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në ku humbën jetën 12 studente. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se “Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.”
Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.IDENTIFIKOHEN TË GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT TRAGJIK, JA EMRAT
ORA 02:00- Janë identifikuar të gjitha viktimat që gjenden në morgun e qytetit të Vlorës, më poshtë sjellim emrat e tyre:
Juliana Tola
Elsa Daka
Denisa Guzi
Ermira Mano
Lindita Kabashi
Joana Debinja
Aurora Molla
Fabiola Shehi
Erjola Xhoi
Armand Aga.
Mes viktimave gjendet edhe drejtuesi i autobusit 55 vjecari Pëllumb Cela.

Në morgun e Vlorës gjenden gjithsej 11 viktima.
Viktimat që janë identifikuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë:
Eranda Baloshi
Dorina Stafa

BERISHA MBERRIN SOT PARADITE NE TIRANE
ORA 02:00- Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate nje interviste televizive nga Cikago se ka lene ne mes Samitin per tu kthyer ne Tirane. “Unë po nisem dhe arrij në Tiranë nesër paradite”, tha kryeministri.
Kreu i Qeverise theksoi se ishte i pari qe mesoi lajmin e rende.Ai percolli dhe njehere ngushellimet per viktimat.
“Jam pothuaj ndër të parët që mësova lajmin. Më kanë informuar njëkohësisht disa burime nga Tirana dhe e kam ndjekur dhe jam lidhur me të gjitha agjencitë dhe ministritë përkatëse: Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë, të Arsimit, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, me Kryetaren e Parlamentit dhe e kam ndjekur në mënyrën më konstante, në mënyrë të vazhdueshme si nëpërmjet lidhjeve me ta, por edhe nëpërmjet live stream të ABC News. Jam përpjekur që të merren të gjitha masat për një ndihmë emergjente sa më të shpejtë dhe sa më eficente. Besoj se ka pasur një mobilizim e angazhim shumë serioz, por aksidenti është shumë tragjik.Me këtë rast dua t’u shpreh të gjithë të plagosurve urimin tim më të mirë, për një shërim sa më të shpejtë. Kam porositur ministrin e Shëndetësisë të marrë çdo masë, në mënyrë që t’u jepet ndihma më eficente, për çdo ndihmë që do të kenë nevojë, brenda dhe jashtë vendit. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet, solidaritetin tim më të lartë njerëzor, të familjes sime dhe qeverisë shqiptare, i lutem Zotit të gjejnë forcë, për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme, për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur. Uroj që shpirti i viktimave të këtij aksidenti kaq tragjik të gjejë paqen e merituar”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Lidhje te tjera
1