Ulqini nikoqir i Turneut Ndërkombëtar i Tensiit “ Cungu Open 2012”

May 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Gjekë Gjonaj
Turneu Ndërkombëtar i Tenisit” meshkuj-femra “ Cungu Open 2012”  i cili  u hap mbrëmë në Plazhin e Madh në Ulqin, në prani të një numri të madh dashamirësh të këtij sporti dhe personalitetesh  të shquara kulturore e politike, tuboi afro 100 tenistë nga 16 shtete të ndryshme të botës.  Kryetari i Klubit të Tenisit  “Bellewue” Nazif Cungu në fjalën përshëndetëse nënvizoi se rezultatet e arritura të këtij klubi premtojnë se Ulqini së shpejti do të bëhet qendër rajonale   e tenisit.

“ Sporti i cili për  njëzet vite  ishte harruar  në Ulqin, ku gjenerata të tëra   nuk patën mundësi as t’i provojnë mundësitë e veta, tash u ngrit në nivelin e vet më të lartë. Sonte  po hapim turneun  e dytë ndërkombëtar   “ ETA”   për moshën deri në  14 vjeç dhe ndjehemi krenar  që në këtë kompeticion të nivelit evropian marrin pjesë  edhe  lojtarë nga Ulqini.  Meqë Klubi i Tenisit “ Bellewue”   u shpall   klubi më i mirë në Mal të Zi në vitin 2010 e kemi  obligim  që  ta avancojmë  dhe ta ngrisim  në nivel edhe më të lartë. Kemi arritur të përgatisim trajnerë të liçencuar, kemi  krijuar  kushte për stërvitje gjatë vjeshtës dhe dimrit, kemi hapur shkollën  e tenisit për fëmijë dhe kemi arritur të organizojmë  turne të ndryshëm për fëmijë dhe të rritur në nivel lokal, nacional dhe rajonal. Intersimi për  lojën e tenisit në Ulqin është duke u rritur dhe jemi të gëzuar që numri i fëmijëve shtohet gjithnjë e më shumë “, tha    Cungu, duke falënderuar  veçmas stafin udhëheqës të klubit  dhe  trajnerët profesinistë pa të cilët , siç tha ai, nuk  kishim arritur këtë sukses.

Nga ana tjetër kryetari i Federatës së Tenisit të Malit te Zi, Dimo Rashoviq në  fjalën e hapjes  tha se ky turne ka rëndësi të madhe  për shkak të popullarizimit të  tenisit jo vetëm në Ulqin, por edhe  Mal të Zi. Sipas fjalëve të tij Klubi i Tenisit “Bellvue” është një freski e vërtetë për sportin e tenisit ne Mal të  Zi sepse për një periudhë të shkurtër  kohore ky klub  u  bë  një organizatë serioze  sportive.
“Ky turne i nivelit evropian  nuk ka vetëm  rëndësi sportive, por edhe  turistike, pasi  në Ulqin kanë ardhur përfaqësues nga 16 shtete të botës, të cilët në komunikim me organizatën vendore turistike  kësaj verë  në këtë qytet do te sjellin një numër të mirë të turistëve nga  shtetet e tyre”, theksoi Rashoviq.

Ky turne do të zgjasë deri në fund të kësaj javë. Sipas organizatorit   duelet priitet të jenë   në nivel shumë  të lartë.

Lajme nga Ulqini

1