Anamalasit përuruan shoqatën “Biznis Klub Ana Malit” + Foto

May 24, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Anamalasit të vendosur për zhviillim të Ulqinit

Ulqin, 24 maj 2012 – Bizneset nga Ana e Mali, krijuan dhe përuruan shoqatën e tyre e cila ka për qëllim përkrhajen, organizimin dhe zhvillimin e jetës ekonomike dhe zhvilliimore të gjithanshme në Anën e Malit të Ulqinit.  “Anamalasit historikisht kanë hapur derën qdo kujt, koha ëhstë që të ndërtojnë  shtëpinë e tyre” është mesazhi i kësaj shoqate.

Kabil Kurti, kryetar i Shoqatës Biznis Klub Ana Malit, tha se kjo nismë do të jetësohet dhe do të bëhet promotore e një zhvillimi të mirëfilltë të kësaj zone të njohur, jo vetëm në Komunën e Ulqinit, por edhe në hapësirën mbarëshqiptare. Sipas tij themelimi i kësaj shoqate është pjesë e projektit që ka për qëllim investimin, zhvillimin dhe integrimin ekonomik të kësaj zone me potenciale të shumta në të gjitha sektorët e prodhimit në tregun e Malit të Zi dhe më gjerë.

“Objektivi i rëndësishëm i kësaj shoqate bazohet te strategjia afatshkurtër dhe afatmesme, ku përfshihet kultivimi dhe metoda bashkëkohore në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë me zgjerimin e kapaciteteve të tyre, investimin në objektet e pëprunimit, grumbullimit dhe prodhimeve e të plasimit të tyre në treg si dhe  zhvillimin e turizimit  familjar si një veprimtari që po shënon hapa pozitive në rajon”, tha Kabil Kurti.

Kryetari i Shoqatës Biznes Klub Ana Mali, shtoi se rëndësi e veqantë do ti kushtohet zhvillimit të bujqësisë organike, e cila ofron  përfitime me interes për shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo vepriimtari është provuar  se ka ndikime pozitive mbi ekonominë rurale nga pikëpamja e krijmit të të ardhurave dhe diversifikimit të veprimtarive ekonomike. Sipas Kabil Kurtit, në këtë mënyrë do të krijohej një ekonomi e ekuilibruar ku partneriteti me sektorin privat dhe publik, me qeverinë lokale dhe atë qendrore do të ndikonte në zhvillimin e Anës së Malit dhe në përmirësimin e standartit  të jetesës dhe punësimit të të rinjëve. Kryetari i BKAM-së, tha se për të arritur këtë qasje strategjike Biznes Klub Anamali i ka identifikuar masat e zhvillimit të kësaj zone e që bazohen në përvojën dhe strategjinë e zhviillimit sipas  norrmave të Bashkimit Evropian. Këto masa duhet të bazohen në zhvillimin dhe trajtimin profesional në ristrukturimin e potencialit të gjithanshëm.

Kryetari Kabil Kurti, shtoi se implementimi i këtyre masave do të siguronte qëndrushmërinë  e zonës së Anës së Malit dhe ngritjen e mirëqenies së popullatës.  Kjo kërkon angazhime dhe mbështetje nga institucionet dhe donatorët.

“Ne jemi mbledhur këtu për të ndihmuar e kanalizuar zhvillimin ekonomik pasi qdo nismë drejtë ekonomisë dhe rritjes së rolit të qytetarit në shoqëri është garancia më e mirë për tëë ardhmen e kësaj ane.  Besojmë se do të kemi mbështetjen e të gjithë faktorëvee  dhe angazhimi  do të përmirësoi klimën e zhvillimit ekonomik social në Anën e Malit”, tha Kurti.

Kryetari shtoi se Biznes Klubi Anamalit është i hapur për të gjithë që duan bashëkpunim, sepse kjo është e vetmja mënyrë e arritjes së objektivave për të fuqizuar zërin.

Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se të gjithë ata që merren me afarizëm duhet të jenë krenar që janë pjesë e formimit të vlerave të reja, në punësimin e familjeve, shokëve dhe miqëve e më gjerë. Shumica  kanë nisur biznisin me huazime mjetesh, duke mos ditur se a do të munden ti kthejmë. Një gjë e kemi ditur se duam të punojmë, organizohemi dhe konkurrojmë.

“Rrjedhat ekonomike në Komunën e Ulqinit, kanë ndikuar në zhvillimin  e përgjithshëm. Privatizimet e pasuksesshme kanë lënë familje të tëra pa punë dhe populli përsëri ka nisur të migroi dhe kërkoi kushte më të mira për jetesë. Zhvillimin tonë e ka ndal  ata të cilët kanë promovuar  përparim dhe që ne emër toninin kanë aprovuar  vendime dhe na kanë caktuar taksa e tatime disa herë më të larta se në komunat tjera”,tha Nazif Cungu. Kryetari i Komunës, shtoi se bizneset janë ata të cilët kanë lufutar  së bashku që kushtet  për veprimee në zhvillimin e afarizmit të ndërrohen.

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, tha se afaristët e Anës së Malit, po bëjnë kurorëzimin e pjekurisë ekonomike dhe vërtetojnë vendosmërinë për të zhviilluar Ulqinin.  Ai premtoi se Komuna e Ulqinit, së shpejti do ti dhuroi Anës së Malit  një zonë  të biznesit  prej 20 hektarësh.

Kryetari i Komunës, premtoi mbështetjen e plotë të këtij institucioni që bashkarisht  të avanzocjnë biznesin dhe të menjanojnë barrierat e deritashme.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se kjo ditë është e shënuar jo vetëm për Ulqinin, por edhe për Kosovën, kjo po afron institucionet jo vetëm vendëse, por edhe ato jashtë kufijëve. “Duhet të kemi ura komunikimi dhe bashkëëpunimi. Ulqini ka afaristë të suksesshëm dhe tashmë po organizohen edhe më fuqishëm. Biznesi këtu po fuqizohet dhe sukseset e bizneseve janë të mëdha”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se do të kenë përklrahjen jo vetëm të AKB-së, por edhe të instoitucioneve të Kosovës dhe Kosova nuk iu harron dhe duhet të rrriten mardhëniet dhe shkëmbimet tregtare. Agim SHahini, beson se sukseset do të jenë të mëdha.

Në këtë eveniment i cili u mbajt në qendrën Lamiga në Krythë, ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Qeveria e Malit të Zi e më gjerë. /KI/

Kosova.info
PËR MA SHUMË FOTO –  Biznis Klub Ana Malit Facebook

7