Xhamia e RANES nga Ismet Karamanaga

May 27, 2012   | Opinione

Më në fund po plotësohet një ëndërr , një ëndërr të cilën nuk e ëndërroj vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët tanë. Shumë nga ato, ndërmjet të cilët ende ka njerëz të cilëve  edhe i kujtohet Xhamija e Ranës, po shprehin knaqësin sepse së shpejti do të vendosen themelet. Përsëri pra në të njajtin vend, në vend ku dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbolë i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia i ka dhan  mendë dhe zemër që  jo vetëm me pasuri materijale,  por edhe me guxim të japin kontributin e vetë për  ndërtimin e xhamisë së Ranës. Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i B. I. i cili tash një kohë të gjatë  punoj për kthimin e pronës së xhamisë. Puna e tyre pa dëshim është nismja kryesore për ndërtimin e xhamisë, dhe populli i shpreh falenderime nga zemra. Së shpejti pra do të ngritet përsëri minarja e lartë e xhamisë mbi Ranë si një simbol i fesë tonë ku qartë shihet se asnjë pushtet nuk mund të ndalë proçeset dhe vendimet të cilat i cakton  Ai i cili është mbi gjithçka.  Kanë kaluar vetëm 77 vjet  kur me vendimin  e një pushteti, dhe disa njerëzvë tanë, të cilët pavarësishtë nga rrethanat nuk është dashtë ta nënshkruajn vendimin, për rrëximin e xhamisë.

Nga  kjo distancë e gjatë kohore është vështirë të gjykosh, por unë shpreh mendimin tim personal, se pavarësishtë nga rrethanat politiko shoqërore njerëzit tanë nuk eshtë dashur ta nënëshkruajn një akt të tillë. Pra vendimin që të rrexohet xhamia. Edhe më vonë shteti komunist ka sjellë vendime të tmerrshme për rrëximin e xhamisë së Merasë si  edhe transformimin e xhamisë së Kalasë në muze apo depo, sepse në atë gjendje më duket se është ende edhe sot. Dua të theksoj me plotë pergjegjësi se gjithmonë ,,kontributin,, më të madhë e kanë jap njerëzit tanë. Më në fund, një pjesë e truallit të xhamisë së Ranës eshtë shitur apo dhuruar pronarëve të cilët sot ndërtojnë mbas xhamise, ku kurrë nuk ka pas objekt tjetër përveç objekteve përcjellëse të xhamisë. Objekti i quajtur ,, Tri Ribara,, është i ndërtuar pas rrezimit te xhamisë me 1936 mbrapa xhamisë ku në fotograeitë e shumta shihet se aty ka qenë hapsirë e zbraste deri te rruga e cila të çon për në  Pinjesh, pra në obor të xhamisë. Pushteti i asaj kohe ua jep një families private  Malazeze, kurse këto ua shesin Hotelerisë së Ulqinit dhe më gjatë këtë objekt e blejn pronarët të cilët sot po ndërtojn aty, por prap me ,,kontributin,, e pushtetit modern. Kë eshtë një histori e shkurtër e pronës, por,  edhe njerëzve tanë të cilët pa dëshim gjithmon kan pas ,,dashni,, të madhe ndaj pushtetit, dhe asaj se çka ka sjell politika a po pushteti. Edhe sot, ato të cilët jan në politikë a po në pushtet e ndjejnj vehten ma mirë, siç thotë fjala popullore,, ke shteti, ke mreti,,.  Kështu pra pas një kohe të gjatë përsëri po ndërtohet xhamija e Ranës apo Detarëve siç e ka quajtur populli shpesh. E Ranës sepse ka qenë në Ranë, kurse e Detarëve, sepse aty gjithmon jan falë detarët Ulqinak para  se kanë shkuar në lundrime në detë, për të sjellë bukën e gojës familijeve tyre, ,, buk e gjak,, ka than populli gjithmon.Një filozof dhe shkrimtar i madhë Gjerman, i cili para se ka vdekur ka than se ,, me siguri ne të gjithë kemi lindur si mysliman,,shpesh herë e ka përsritur një fjali të cilës edhe unë si germanist i përmbahem shpesh, se,,kurrë nuk është e tepërt të përsriten disa gjëra.,, Xhama e Ranës eshtë një ndër xhamitë më të vjetëra në Balkan dhe është e ndërtuar në sh. 14 nga Maurët shumë para se kanë ardhur Osmanët këtu. Këtë e kam shkruar edhe më parë në tekste të botuar në librin tim ,,Kalaja, legjendë dhe art,, dhe për te e përsërisë përsëri . Unë si individë në mënyrë modeste me shkrimet të dedikuar xhamisë së Ranës e kam jap kontributin tim për rindërtimin e saj, dhe jam pa dëshim, një ndër inicijatorët e parë e kësaj idee e cila tash më po realizohet.. Gjithashtu, dua ta theksoj  se ne edhe si familije jemi të lidhur me xhamin e Ranës sepse një ndër imamet më të famëshëm e kesaj xhamie ka qenë edhe gjyshi im, mulla Ismail Karamanaga. Dhe pastaj, xhamia me minaren e lartë  mbi 25 metër, në të cilën shpesh është vendosur fanari për ti treguar detarëve vendin e tyre, ka qenë jo  vetëm simbol i fesë tonë Islame , por edhe simboli i qytetit të Ulqinit,udhërrrefim për të gjitha anijet të cilat lundëronin këtyre brigjeveve dhe lidhnin popujt përmes rrugëve detare. Dhe për te është edhe kënaqësija e jonë e madhe se më në fund po realizohet ideja e rindëtrtimit e xhamisë tonë. Një padrejtësi, një krim i asaj kohe e një pushteti jo popullor, e jo human, me vendime të tilla, na kanë larguar shpesh herë nga bota civilizuese. Gjëra të tilla kanë muajtur te ndodhin  vetëm në Balkan, tek ne. Eshtë mirë që me në fundë edhe një pushtet i këtij qyteti të përmendet në mënyrë pozitive, sepse kanë dhan lejen dhe kontribut për ndërtimin e xhamisë së Ranës apo Detarëve.

Dua ti përmend dhe ti falemnderoj.Për ato skeptikët të cilët fenë e kuptojnë ndryshe dhe të cilëve i pengon ndërtimi i xhamisë nuk kam koment, sepse është e tepërt të komentohen gjëra dhe mendime iracionale.  Por i sugjeroj që mos të shqetësohen sepse bota civilizuese përkrah dhe mbështet ideja të shëndoshta, siç është rindërtimi i xhamisë së Ranës.  Feja është mbi gjithçka, dhe ajo kurrë nuk mundë të pengojë askend në qofse interpretohet ashtu siç ka urdhnuar Perendija. Secili nga ne  si individë, pavarësishtë se cilit komb, apo konfesionit i takon , ka vendin e vet në këtë hapsirë kaqë të bukur. Plazhi dhe mysafirët e tij ka ,,punët e veta ,  por edhe xhamia ka punët e veta,, thotë populli, kështu që njeriu si individë  , ka gjithmon zgjedhjen të lirë. Këto dy ambiente kanë sfera të ndryeshme, dhe për te skeptikët mundë të jenë të qetë, përkundrazi xhamia ka me qenë një bukuri për syrin edhe ty atyreve të cilët fenë e kuptojn ndryshe.Abbienti i xhamisë duhet ti adaptohet bukurisë magjike të Ranës tonë, dhe për te është e nevojshme të ndërtohet një fontanë në vend të atyre  koskave të,, famshëm,,të cilët një kohë të gjatë e kanë shëndruar Ranën  tonë, për interesa private, në një teqe. Një pamje e pa parë në bregun e Malit të Zi e mos të them në Mesdhe. Kam dëgjuar për inicijativën e  pushtetit vendor për dislokimin e këtyre kioskave nga Rana. Unë e përkrah këtë ide sepse  këto kioska  me lejen e Komunës apo Të mirës detare, Ranës ja kanë marrë shpirtin, gjelëbrimin , parqet, dhe të gjithë atë bukurin të cilën e ka pasur më parë. Dhe për këtë unë  nuk jam për dislokimin e tyre, mendoj se ato duhen të përcillen në histori, që mos ti shohim më kurrë. Duhet të zgjidhet mënyra tjetër për një  ofertë më të mirë dhe më kualitative. Një fontanë apo një ,,shedërvanë,, në vendë të kioskave para xhamisë, pa dëshim do të ja kthejnë Ranës bukurinë e saj , edhe kjo do të ishte një ofertë më e mirë për turizmin tonë, të lanun kaqë shumë pas dore. Në përgjithësi ne të gjithë duhet të mundohemi që të punojmë në ngritjen e ofertës ton turistike në një nivel më të lartë se deri tani. Duhet të luftojmë me kualitet dhe me çmime më të lartë për një turizëm kualitativ, e jo kuantitativ siç e kemi tash. Shumë kate të cilët po ndërtohet për çdo ditë, nuk japin shpresë për një turizëm me të lartë, përkundrazi. Pushteti vendor duhet të frenojn këtë ndërtim të egër të pa parë në botën civilizuese. Një qytet me resurse natyrorë të cilët i ka dhunti prej Perendisë, një qytet i cili deri te vitet e 90 e sh. të kaluar ka dhan kontributë në buxhetin e Malit të Zi mbi 40 pëqindë nga tër turizmi në përgjithësi, sot ka ra në një nivel të mjerushëm, prej 10 përqind. Natyrisht, këtë e  bën edhe pushteti i Malit të Zi , duke na lënë anash dhe duke na trejtu ndryshe, e jo si  Budven p.sh., mos të përdorë ndonji fjalë më të rëndë, por, duhet haptas të thohet se një kontribut të madhë e japin edhe qytetarët tanë, duke vepruar e duke mos i respektuar regullat e disciplinën në turizëm. Dhe për te jam i mendimi se shteti, dhe pushteti  vendor duhet të ndërhyjn me mjete ligjore dhe të vendosë regull dhe disciplinë. Duhet të frenohen shumë gjëra të cilat e kanë pruar turizmin tonë në këtë nivel. Organet kompetente kanë mjete dhe mundësi që të merren seriozisht me probleme të tilla, sepse kjo tash më ka kaluar në në anarhi. Tregu i lirë po , por me disciplinë, me ligjë i cili duhet të respektohet. Një disciplinë edhe në ofertën turistike të cilën duhet si bartës ta pregadisë pushteti vendor, por edhe me ndihmën e organizatave turistike të ndryeshme të cilat veprojnë në qytetin tonë. Duhet të ketë kontrollë dhe sankcinime për shkeljen e regullave të cilat sundojnë në turizëm sepse,, thupra ka dal prej Xhehnetit,, thotë populli ynë. Duhet të vendosen çmimet ashtu siç është në tër bregun e Malit të Zi.

Pse ta nënëçmojmë ne qytetin ton, ti japim shtretet për 5 euro…Ne nuk duhet të punojmë për turizëm socijal, ne duhet të luftojmë për një turizëm të latrë të cilin e kemi pas deri te vitet e 90. Unë jam dëshmitar sepse kam punuar në turizmin e lartë, dhe pa dëshim kë qytet e meriton kthimin  e ati turizmi dhe shkëlqimin të cilin e ka pas dikur, si qyteti kryesor i turizmit e Malit të Zi. Të gjithë ne si individë dhe si shoqëri duhet ta japim  kontributin ton. Me në fund edhe organizata turistike e themeluar në fund tlë vitit të kaluar, duhet të vehet në funkcion. Çësh nga fillimi kam qenë skeptikë për funkcionimin e saj duke pas para sysh se cila parti politike do të ketë drejtën për ta jap kryetarin  apo drejtorin e saj. Duhet të vendosen kuadra të cilat e njohin turizmin, më në fund i sugjeroj një herë që ta lëjnë politikën anash e të shikojn politikën e turizmit. Ne e kemi shpresën se  për këtë çeshtje pushteti vendor do të veprojn ashtu siç duhet. Dhe më në fund ti kthehem prap edhe një herë xhamisë së Ranës apo xhamisë e Detarëve. E kam shpresën se xhamia së shpejti do të shkëlqejn me plotë bukurin e saj mbi Ranë, nën Kalanë ton  shekullore. Minarja e saj,  kësaj radhe pa fanar , por me ndriçim modern ka me u pa larg nga deti si dikur ai fanari me voj gurit. Në përgjithësi së basku me ambijentin  e Kalasë tonë, me Ranë, atë ambient të famshëm, ajo do të jetë një pasuri me e madhe për tër qytetin ton dhe pa dëshim do ta ngrisë ofertët ton turistike në një nivel shumë më të lartë se deri tani.

 

Ulqin, 2.04.2008                                         Ismet Karamanaga

1