Delegacioni i UDSH-së mori pjesë në takimin e Europës Juglindore në Budve – Video

May 29, 2012   | Politika

Nga data 25 deri më 27 maj, në Budva u mbajtë takimi i nëntë i zyrtarëve të Europës juglindore, i organizuar në model të lutjes nacionale të mëngjesit që mbahet në SHBA. Kjo konferencë dyditore mblodhi liderë dhe politikanë nga tridhjetë shtete të regjionit, Europës dhe SHBA.

Në këtë takim mori pjesë dhe delegacioni i UDSH-së i udhëhequr nga Kryetari dhe Deputeti Met Zenka, i cili kishte rolin e njërit nga nikoqireve te këtij takimi. Përvec tij, të pranishëm ishin dhe Nënkryetarja Hadixha Gjoni, zëdhënësi Hamdi Hasani si dhe anëtarët e kryesisë së UDSH-së, Gëzim Hajdinaga dhe Fadil Kajoshaj. Poashtu, mysafir të UDSH-së ishin dhe miqtë e partisë nga Kosova dhe Shqipëria, z. Lutfi Haziri, ish zavendës kryeministër, tani deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, z. Astrit Haraqija, ish ministër i kulturës, tani zv/ ministër i financave, si dhe deputetet nga rradhët e Partisë Demokratike ne Kuvendin e Republikës se Shqipërisë, Rajmond Hoxha, Dash Çami dhe Gerti Bogdani.
Gjatë konferencës dyditore, delegacioni i UDSH-së kishte rastin të takohet me një numër të madhë të zyrtarëve të shteteve të regjionit, duke ja filluar nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, nga i cili fituan mbështetje për projektin e UDSH-së në lidhje me krijimin e komunës së plotë të Tuzit. Takimet vazhduan me z. Fatmir Mediu, ministrin e mjedisit në qeverin e Republikës së Shqipërisë, pastaj me z. James M. Inhofe, senatorin nga Oklahoma, si dhe z. Bob Mcewen, kongresmenin nga SHBA, me të cilët u diskutua mbi pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi në përgjithsi, duke u ndaluar në mundësit për përmirsimin e mëtejshëm të pozitës së tyre.
Pjesë e kësaj konference ishte dhe fjalimi i Kryetarit të UDSH-së Met Zenka, i cili përshëndeti të pranishmit, duke vlerësuar takimin si një takim miqësor.

Pasi qe i përshëndeti te pranishmit ne gjuhen shqipe, i shtroj pyetjen vetes dhe pjesëmarrësve, si do te kishte qene dhe ç’far do te ishte bere sikur kësi lloj takimesh te ishin organizuar ne fillim te viteve nëntëdhjeta?! Ne atë kohe, nuk u diskutua për paqe dhe mirëvajtje te popujve te rajonit, por u hartuan plane për redefinimin e kufijve ne Ballkan dhe transferet e popujve nga një regjion ne regjionin tjetër, pra u diskutua për projekte me perspektiva te errëta. Fal Zotit ne kohe te duhur politika zyrtare e Malit te Zi ndërroj kursin e politikes destruktive dhe u drejtu politikave progresive, për çka ishte e nevojshme mençuri, kurajë dhe mbi te gjitha ndihma e Zotit. Vazhdoj duke cekur qe se e ndien veten te plote kur nga zyrtaret e larte amerikan dhe te rajonit u dëgjuan fjale te cilat madhërojnë Zotin. Gjithashtu tha para te pranishmeve, qe ne besimin te cilit i takon, urdhnëra e pare e dhëne nga Zoti është fjala ikre, qe dmth mëso, lexo. Mëso si te duash veten, familjen tende, njerëzit qe na rrethojnë dhe ato ne përgjithësi. Pasi qe ne ketë takim te karakterit regjional, fjala e cila dominon dhe e karakterizon është lutja e mëngjesit, atëherë i beri thirje te gjithë te pranishmeve qe secili ne fenë dhe besimin e vete ti lutet Zotit qe te na fal dhe forcoje besimin, shëndetin, urtësin, njerëzin dhe kurajën qe te dallojmë te mirën nga e keqja dhe te na drejtoje kah progresi i popujve te rajonit.

Sherbimi informativ UDSH
YouTube Preview Image

1