Koncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova,100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësi

June 1, 2012   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Koncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova 100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësi Koncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova,100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësiKoncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova, 100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësi

Për të gjashtin vit organizohet ardhja e fëmijëve nga Kosova, nga shoqata “Grupi veteranët e arsimit”me kryetare zonjën Naxhije Buçinca në bashkëpunim me shoqatën “Anima”dhe grupin e grave intelektuale nga Ulqini dhe Ana e Malit.
100 fëmi, një simbolik mjaft e qëlluar me një përvjetor të rëndësishem të historisë sonë 100 vjetorin e pamvarësisë.Është kjo nji mundësi shumë e mirë për të falenderuar Kosovën e cila në kohën më të vështirë të arsimit shqip në trevën tonë hapi dyert e gjimnazeve dhe fakulteteve dhe prodhoi kështu gjenerata e gjenerata intelektualesh
Shoqata e gruas Anima dhe grupi i grave intelektuale nga UlqiniAna Malit Kraja Organizojn Koncert Koncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova,100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësi

Fëmijët do të mbërrijnë në qytetin tonë të shtunen me dt.09 qeshor në ora 14:00 dhe do të qëndrojnë deri me 16.06.2012.Gjatë këtyre ditëve që fëmijët do të qëndrojnë në qytetin tonë janë të parapara aktivitete të ndryshme në nderim të tyre.Artistet e mirënjohura Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa do të jenë të ftuara nderi në mbrëmjet e shfaqjes së koncerteve(me 14 qeshor në ora 20:00 në Qendrën për Kulturë, dhe në kinosallë me dt.16.06.2012 poashtu në ora 20:00).Poashtu këti aktiviteti do t’i bashkangjiten edhe shoqëri kulturo-artistike dhe këngëtar vendas, recitues dhe humoristë.
Përveç takimit me kryetarin e komunës Z.Nazif Cungun, vizitës në Kalanë e qytetit, pikturimit në plazh, vizites në Shasin antik, aktoret bashkë me 100 fëmijet do t’i bëjnë një vizitë shkollës “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”në Krajë dhe shkollës së vjetër në Katërkollë.
Është i madh numri i atyre që e përkrahin ketë organizim human dhe në të ardhmen e afërt do t’jua bëjmë publike listën e të gjithëve që kanë dhënë kontribut humanitar.
Nuk do ta quaja rastësi, që, një ngjarje madhore, sic ishte shpallja e Pavarësisë Kombëtare, të konturohej e të konkretizohej në Ulqinin tonë të përbashkët, në qytetin tonë simbol të unitetit atdhetar e historik.
Ngjarjet do të përcillen nga TELEVIZIONI 21 i Prishtinës dhe nga mediat lokale.

 

Shoqata e gruas “Anima dhe grupi i grave intelektuale

Flower Avdiu Facebook

0 Koncert në Katërkollë për nder të 100 fëmijëve nga Kosova,100 fëmi për të festuar 100 vite pamvarësi


Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja