Në Ranë të Ulqinit u perurua objekti i xhamisë së detarve + TV Teuta Video

Sot në qytetin e Ulqinit në Ranë, u bë hapja e objektit të xhamisë së Detarve. Në aktin solemn, merrnin pjesë krerët e bashkësive fetare nga Mali I Zi,Maqedonia, Kosova,Shqiperia,Bosna & Hercegovina etj, si dhe autoritetet e komunës së Ulqinit.
Për më tepër informata do ju njoftojm më vonë.
Në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Ulqinit dhe rajonit, sot para faljes së namazit të xhumasë u bë inagurimi i “Xhamisë së Detarëve” në Ulqin.

Pas 81 viteve të rrënimit të xhamisë së Detarëve, njërës ndër më të vjetrat në Ballkan, sot Ulqinit i kthehet në pamjen e vet dhe hijerënd “Xhamia e Detarëve” në lagjen Ranë (buzë Plazhit të Vogël), me ndihmën e donatorëve nga qyteti i Allanias – Turqi dhe kontributet e qytetarëve vendas.
Nje dite e cila do te mbahet ne mend per te gjithe muslimanet. Rikthimi i ezanit ne minaren e kesaj Xhamie. Posacerisht theksin e kishe vu ne Ezani e thirur nga Imami Efendi Besim Cura, i cili na dhuroi nje emocion te paperskrueshem. Nje pune e shkelqyer e Bashkesise Islame Ulqin. Posacerishte personave pergjegjes per ecurin e keti manifestimi: U.D. Kryeimami Ali ef. Bardhi, Imamit Suad Ef. Ukoshates, Adriatik Karamanages ( udheheqesit te programit) dhe koordinatorit Munib Abazit. Si dhe mysafirve te cilet na kane nderu me prezencen tyre nga te gjithe vendet e regjionit.
YouTube Preview Image

Në këtë ceremoni morën pjesë qytetar uliqinak, përfaqësuse institucionesh vendore shtetërore dhe fetare, përafqësuse të ambasadave në Mal të Zi, institucionet fetare nga rajoni, mysafir nga Turqia mike, si dhe mërgimtarë nga Europa dhe Amerika.

Manifestimi u hap me leximin e ajeteve nga Kur’ani, pastaj pasoi edhe me fjalimet e përshëndetëse të përfaqësuesve të bashkësive fetare nga Mali i Zi dhe Turqia si dhe kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu. Pastaj programi u freskua edhe me disa pika artistike nga kori i Medreses “Mehmet Fatih” të  Tuzit.

“Islami është përhapur në mënyrë paqësore, kurse është mbrojtur me jetë dhe gjer sa të ketë minare të ngritura do tëshmohet edhe prezenca e paqës në një vend”, – ishin fjalët e myftiut të Malit të Zi z.Rifat Fejziq.

Në fund të këtij programi edhe u bë ndarja e mirënjohjeve për kontribuesit e rindërtimit të këtij monumenti fetar dhe kulturor.

Më pas u fal edhe namazi i xhumas dhe pastaj edhe një koktej rasti në restoran Holegro.
Foto Ismet Karamanaga Facebook

19