Manifestimi “Dita e Rumisë” 2012

June 5, 2012   | Kulturë / Kultura

Manifestimi “Dita e Rumisë” 2012

Për të parin vit, të dielën më 10 qershor 2012, do të organizohet manifestimi “Dita e Rumisë”.

Ky manifestim përbën në fakt rikthimin e traditës së dikurshme. Ai ka një histori të lashtë, rrënjët e të cilit depërtojnë deri në kohën pagane të Ilirisë, për të cilën dëshmojnë qartë tumat (mogilet) gjigande të varreve ilire, të vendosura në shpatijet e Rumisë.

Manifestimi fillon që në orët e hershme të mëngjesit me tubimin para shkollës në Ljare. Në orën 6.00 do të bëhet dalja (nisja) në mënyrë të organizuar e grupit që do të ngjitet në majën e Rumisë. Ata që duan të ngjiten në majën e Rumisë rekomandohet të kenë veshje të përshtatshme, të marrin me vete ushqime dhe lëngje etj. Organizatori ka siguruar ciceronët dhe ekipet mjekësore që do të shoqërojnë gjatë gjithë kohës grupin e bjeshkatarëve.

Për të gjithë pjesëmarrësit që nuk kanë mundësi të ngjiten në majën e Rumisë, është rezervuar një program me muzikë, vizita, shëtitje, demonstrime sportive etj., i cili fillon në orën 12.00 para shkollës në Ljare dhe do të zgjasë deri në orën 18.00. Vizita në grup e objekteve kulturore – historike të zonës, si Pallati i Kontit, Kisha e Don Gjon Buzukut, Qyteza e Vjetër etj., do të bëhet nën shoqërimin e ciceronëve, të cilët do të flasin dhe japin informacione më të hollësishme për to. Pjesëmarrësit e manifestimit kanë po ashtu mundësi të shëtisin me barka nëpër Liqenin e Shkodrës.

Momenti më kulmor i këtij manifestimi do të jetë mbërritja e grupit të bjeshkatarëve në majën e Rumisë dhe pritja e bjeshkatarëve që do të kthehen nga maja e Rumisë.

Gjatë manifestimit do të mbahen fjalime të rastit dhe përshëndetje nga organizatorët dhe  autoritetet e pranishëm.

Manifestimi do të përfundojë në orën 18.

Mediat elektronike dhe të shkruara janë ftuar të përcjellin këtë veprimtari.

“Rumia po na thërret, mos më lini vetë!”

Prandaj, ejani të festojmë të gjithë së bashku.

Pjesëmarrja Juaj do t’ia shtojë madhështinë këtij manifestimi.

 

Këshilli organizativ

 

Manifestimi

“Dita e Rumisë”

E diel, 10 qershor 2012

Programi

          Dalja në grup në majën e Rumisë

(Tubimi dhe nisja para shkollës në Ljare, ora 6.00)

Argëtim me muzikë nga DJ

     (Para shkollës në Ljare, ora 12.00–18.00)

     Vizitë e objekteve kulturore-historike të zonës

(Pallati i Kontit, Kisha e Don Gjon Buzukut, Qyteza e Vjetër etj.)

(Ora 12.00-18.00)

 

   Shëtitje nëpër Liqenin e Shkodrës

    (Muriq, ora 12.00–18.00)

         Ceremonia e pritjes së grupit të bjeshkatarëve nga Rumia

(Para shkollës në Ljare, ora 16.00)

 

      Rumia po na thërret, mos më lini vetë!

Këshilli organizativ

YouTube Preview Image

6