Përsëri medalje për Klubin e Karatesë “Ulqini”

June 5, 2012   | Shtypi / Mediji

KARATE CLUB ULQINI ULCINJ MONTENEGRO Përsëri medalje për Klubin e Karatesë “Ulqini”Më 2 qershor 2012 në Podgoricë, në organizimin e Lidhjes së Sporteve të Studentëve të Malit të Zi dhe Federatës së Karatesë të Malit të Zi, u mbajt Kampionati Studentor i Karatesë i Malit të Zi në luftëra dhe kata. Në këtë Kampionat morën pjesë studentë nga të tre universitetet e Malit të Zi, nga ai shtetëror, UDG dhe Mediteran. Garuesit – studentë e klubit të karatesë “Ulqini” Allmir Hajdareviq dhe Petar Barlloviq arritën të kurorëzohen me medalje. Allmir Hajdareviqi në kategorinë -75kg u shpall nënkampion, duke u kurorëzuar me medaljen e argjendtë, ndërsa Petar Barlloviq në kategorinë -67kg arriti të renditet në vend të tretë, duke u kurorëzuar kështu me medalje të bronztë.

Po të njëjtën ditë, në Prizren u mbajt Turneu I ndërkombëtar i karatesë “Kupa e Lidhjes së Prizrenit”, kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Në këtë Turne klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me tre garues: Antigona Rama, Egzona Nika dhe Nermin Suma. Ata u kurorëzuan me gjithsej 5 medalje në diciplinat individuale në kata dhe luftëra, prej të cilave 1 të artë, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta.



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja