Rrezart Cungu kampion i Malit te Zi

June 5, 2012   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Pa i mbushur 14 vjeç,Rrezart Cungu dual fitues në turneun shtetnor të Malit të Zi për grupëmosh derin në 16 vjeç që u mbajt në Podgoricë.
Në klubin e tenisit “As” me 2 dhe 3 Qershor Rrezarti doli i pari duke u shpallur njëherit edhe kampioni i Mal të Zi deri në moshën 16 vjeçare. Këtë e arriti duke fituar 4 ndeshje që ishin : Danilo Lalic (6-0, 6-1), Genc Selita (6-1, 6-1), Stefan Radenoviq (6-2, 6-4) dhe Dejan Kovaç (6-2, 4-6, 3-0) i cili në fund e dorëzoi ndeshjen.

Vet fakti që Rrezarti ende nuk i ka mbushur 14 vjet, këtë sukses e bënë edhe më të madhë dhe vërteton edhe një herë që është tenisti nr. 1 në Mal të Zi në të gjitha grupmoshat.
Rrezarti ashtë duke shënuar sukses të veçant edhe në nivelin ndërkombëtar.

Prej vendit 851 që e kishte në janar të këtij viti në Europian tennis asosiacion (ETA),për grupmoshën 14 vjeçare, arriti të radhitet në vendin 201,që ashtë vendi më i lartë prej të gjithë tenisistëve të Malit të Zi.
Na mbetet të përcjellim turnet tjerë ndërkombëtar dhe të urojm që Rrezarti të vazhdoi me këto suksese.

5