Ulqinit i mungojnë hotelet me pesë yje

June 6, 2012   | Bota

Që Ulqini të këthehet në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit do të fitojë jo vetëm imazhi ynë i një vendi tërheqës për pushim, por do profitoje edhe biznesi vendas. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për hotelierët, të cilët në këto momente mbështeten vetëm te stina verore, që të plotësojnë bazën e shtretërve të cilët gjatë pjesës tjetër të vitit nuk shfrytëzohet. Komuna e Ulqinit, më në veçanti eshtë e izoluar, po kështu janë të interesuara të zhvillojnë një turizëm gjatë gjithë vitit në territor të vet.

Sipas vërejtjeve Ulqini  disponon me një potencial të madh turistik. Por ai është i lidhur më tepër me propozimin e një produkti me një cilësi më të madhe, të drejtuar drejt klientelës më kërkuese, më inteligjente dhe me mundësi më të mëdha për pagim dhe nuk duhet të afrohet vetëm me atraksionet e turizmit masiv. Mjerisht, pikërisht ata vazhdojnë të përcaktojnë imazhin tonë të një destinacioni prijës detar, ku prioriteti bazë janë çmimet e ulëta.

Tendencat aktuale botërore lidhur me pushimet gjithnjë e më shumë jo standarde në kërkim të përjetimeve të reja, ekzotike janë në rrugë të shortojnë fokusin e vëmendjes të turistëve drejt larmisë së madhe të vendit tonë të vogël por të dhuruar nga natyra dhe nga pozicioni i vet gjeografik.

Pse në  vendin tonë të Ulqinit vazhdojnë të mos vijnë turistë të huaj. Mos ardhja e tyre vazhdon për arsye të mungesës së kapaciteteve dhe hoteleve jo të cilësisë së mirë. Në vitet e ’80-90 – ta Ulqini kishte 30 deri 40 % turistë të huaj.
Po ashtu institucionet e Malit të Zi ende nuk kanë mundur që Ulqinin ta vendosin në tur-katalogjet ndërkombëtare,kurse në vitet e ’80-90 – ta, ka figuruar në gjitha kalologjet botrore . Në Ulqinë  ska numër të madh të hoteleve, por ata kryesisht janë ndërtuar para 20 -30 vitesh dhe sjan ne konformitet me turizmin elitar botrorë,kurse  kushtet e tyre janë jo të mira dhe me kapacitete jo të mëdha. Po ashtu madhësia e tyre vogël saqë jemi në pamundësi të afrojmë  akomodim në një hotel të përbashkët bashkohorë me kualitet të lartë.

Vitet të 80 dhe 90 -ta të gjitha agjencitë turistike dhe operatorët evropian në programet e tyre i kanë pasur të parapara vizitat në monumentet kulturo-historike të Ulqinit..Secila grup që ka kaluar nga Kroacia, Mali i Zi dhe regjionet tjera në programet e tyre e kanë pasur obligative vizitën në Ulqin, gjegjësisht në monumentet e kulturës dhe historisë. Vizitat bëheshin në manastiret,kishat xhamitë dhe hamamet e vendit të regjionit.

Në Ulqin situata për një turizëm të mirfillt eshtë stihike, alarmante e pa organizuar deri më tash dhe akoma kjo situatë vazhdon. Mos të harojmë se Ulqini nuk figurojmë në asnjë katalog të turneve të njohura botërore siç është Nekerman, Tui, e tjera. Kjo ndodh për shkak se kemi mungesë të objekteve hoteliere të kategorisë së lartë dhe me shumë dhomash.

Duhet cekur se Ulqinit i mungojnë hotelet me pesë yje, por edhe me numër të pamjaftueshëm të dhomave që kërkohen nga Tur-operatorët.

YouTube Preview Image