Kryetari Cungu priti përfaqësues të UNDP-is Mali i Zi

June 7, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari Cungu priti në takim përfaqësues të zyres së parandalimit të fatkeqësive – UNDP Mali i Zi

Nën organizimin e zyres së UNDP-së,kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu priti në takim një grup të gjërë të ekpertëve nga Europa Lindore dhe Azia të cilët diskutuan në lidhje me vlersimin dhe parandalimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore.

Kryetari Cungu i njoftoi ato me gjendjen reale në komunën e Ulqinit ku theksoi problematiken e përmbytjeve që ndodhin në zonen pranë lumit Buna ku gjatë prurjeve të mëdha nga ky lum përmbyten disa fshatra dhe një pjesë e mirë e tokave bujqësore në këtë zonë. Ai u shpreh se është e nevojshme që të veprohet sa më parë me masa preventive në mënyrë që të sigurohet zona nga përmbytjet e mundëshme.

Poashtu theksoi se nësë niveli i lumit Buna do të kaloj mbi argjinaturen ekzistuese atëher do të rrezikohen nga permbytja mbi 5000 shtëpi në komunen e Ulqinit. Përvec argjinatures së lumit, problem tjeter mbeten edhe prrojet dhe kanalet kulluese që dredhen në këtë lum. Ai tha se për këto problematika nuk ka studime dhe plane të reja; plani ekzistues është punuar para më se 30viteve dhe se në disa pjesë nuk fakton me gjendjen ekzistuese.

Më pas ky grup i përbërë nga 15 ekspert të fushes vizituan gjitha pjesët e komunës së Ulqinit që preken nga këto përmbytje ku u takuan edhe me qytetar të këtyre zonave për të marr informata më detale në lidhje me situaten.

Rekomandimet e ekspertëve do të integrohen në planin e masave për parandalimin e fatkeqësive,në harten e rrezikut nga përmbytjet,si dhe në strategjinë që është duke u pregaditur nga Sektori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Emergjencave, i mbështetur nga UNDP-ja.

Komuna e Ulqinit