Në Ulqin Albin Kurti takohet me drejtues të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi – Video

June 9, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Të premten, më 8 qershor, në Ulqin, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi dy tryeza: njërën me intelektualët dhe tjetrën me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare. Nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishin Albin Kurti, kryetar, Florin Krasniqi, deputet, dhe Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë.

Nga intelektualët morën pjesë: Simë Dobreci, Bahri Brisku, Haxhi Shabani, Loro Markiqi, Qazim Muja, Ali Salaj, Nikollë Nikprelaj,  Ibrahim Berjashi, Mustafë Canka, Vahida Nimanbegu, Gazmend Kovaçi, Zana Sarvan, Shaban Peraj, Dritan Abazi, Esat Mehmeti, Xhemal Peroviqi, Zef Kovaçi, Valon Shala, Nexhat Avdiu, Blendi Çeka, Gentian Sala, Dodë Lulgjuraj.

Ndërkaq, nga subjektet politike shqiptare të Malit të Zi të pranishëm ishin që të gjithë: Nazif Cungu, kryetar i komunës së Ulqinit, Xhaudet Cakuli nënkryetar komune dhe Genc Nimanbegu deputet në Parlamentin e Malit të Zi, me ç’rast i pari është kryetar dhe dy të tjerët janë nënkryetarë të Forcës; nga Këshilli Nacional Shqiptar ishin kryetari i saj, Tahir Tahiri, dhe Daut Ceka; nga Unioni Demokratik Shqiptar pjesëmarrës ishte kryetari i saj, Mehmet Zenka, njëkohësisht edhe deputet në parlamentin e Malit të Zi; nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi ishin sekretari i përgjithshëm Saubih Mehmeti dhe Nikollë Camaj; nga Lëvizja Perspektiva ishin kryetari i saj, Amir Hollaj, dhe Mefit Tela; nga Partia Demokratike ishin Fatmir Gjeka, kryetar, dhe Haxhi Sylejmani; nga Iniciativa qytetare ishte Vasel Sinishtaj, kryetar dhe deputet në Parlament; nga Alternativa Shqiptare ishte Gjergj Camaj, kryetar, dhe Nikë Gjeloshi; nga Partia e Prosperitetit Demokratik ishin Ali Rexha, kryetar, dhe  Gjergj Pepgjonaj; nga Forumi Demokratik për Integrim ishin Vasel Camaj dhe Besnik Gjonaj; nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve ishte Ali Doda, kryetar; dhe, nga Lista për Tuz ishte Muhamet Gjokaj.

Në këto tryeza u fol gjerë e gjatë për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi por edhe në rajon si dhe për mundësitë dhe mënyrat për përmirësimin e saj. U identifikuan problemet dhe sfidat me të cilat populli shqiptar ballafaqohet në Mal të Zi si dhe format dhe përmasat e shtypjes dhe diskriminimit që pushteti i Podgoricës i bën popullit shqiptar. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ofruan ndihmën e tyre për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre. Që të gjithë të pranishmit e konsideruan shumë të frytshëm komunikimin e këtillë të drejtpërdrejtë dhe shprehën interesimin dhe gatishmërinë e tyre për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit.

 

Ulqin, 9 qershor 2012

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!
YouTube Preview Image

9