Në festivalin “Drini poetik 2012” në Prizren,nderohet poeti Ibrahim Berjashi

June 12, 2012   | Kulturë / Kultura

Poeti nga Ulqini, IBRAHIM BERJASHI, nga Festivali ndërkombëtar i poezisë “DRINI POETIK 2012”,i cili u mbajt më 9 dhe 10 qershor në Prizrenin historik, të organizuar Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, u kthye me çmimin “METAFORA III”.
Poezia e Berjashit, “Ç` ma livdojshin nji vashë”, nga shkrimtarja Beatriçe Baliqi,kryetare e jurisë, u vlerësua si një ndërthuerje e spikatur estetike dhe filozofike, me mesazhe dhe metafora lirike, të krijuar larg skemës letrare të poezisë konvencionale.Kjo shkrimtare elbasanase shtoi se , poezia e Berjashit është një mishërim model i folklorit shqiptar dhe personaliteteve të artit që shënuan shekullin e kaluar, siç është Salvador Dali , Frederik Reshpja etj.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës,z. Adem Demaçi duke ia dorëzuar këtë çmim prestigjoz porositi poetin Berjashi:
“Më vjen mirë që ky çmim shkoi në Ulqin. Mësoni, lexoni edhe shkruani shqip; ruanie edhe zhvilloni kulturën shqiptare; është detyrë jona patriotike”,- porositi simboli i rezistencës tek shqiptarët, z.Adem Demaçi.
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij edicioni të “Drinit poetik” , janë shprehur se poezia e Ibrahim Berjashit ishte një prurje e re, dalluese nga të gjitha që u prezantuan në këtë festival.
Berjashi falenderon Komunën e Ulqinit për mbështetjen e pjesëmarrjes në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”.

Lista e pjesëmarrësve ne festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, Prizren, 9-10.6.2012

Grupi A
1. Abdyl Kadolli
2. Adem Demaçi
3. Alisa Velaj (kumtesë)
4. Anna Kove
5. Beatriçe Balliçi
6. Bedri Halimi
7. Bedri Zyberaj
8. Begzad Baliu
9. Behar Gjoka
10. Bilall Maliqi
11. Delvina Kërluku
12. Dibran Fylli
13. Dr. Arben Hoxha
14. Edlira Mantho
15. Hamit Xhaferi
16. Helena Grillo
17. Ibish Neziri
18. Ibrahim Berjashi
19. Kadri Rexha
20. Kadrush Radogoshi
21. Manjola Sulaj
22. Meri Lalaj
23. Muhamet Kërveshi
24. Sabahate Byci
25. Sabile Keqmezi – Basha
26. Sadri Fetiu
27. Shyqri Galica
28. Veli Veliu
29. Vera Istrefaj
30. Violeta Allmuça

Sejdo Ismaili Facebook
Grupi B

1. Adem Zaplluzha
2. Adem Zejnullahu
3. Agim Desku
4. Arsim Halili
5. Bedri Neziri
6. Behram Hoti
7. Brahim Avdyli
8. Dren Shala
9. Edit Dibra
10. Fatime Ahmeti
11. Feride Papleka
12. Flori Bruqi
13. Gjokë Dabaj
14. Halil Xani
15. Ilir Paja
16. Ismet Lecaj
17. Kozeta Zavalani
18. Lulzim Hajdari
19. Nebih Bunjaku
20. Nezir Prokshi
21. Nikolla Spathari
22. Petrit Ruka
23. Raimonda Moisiu
24. Ramadan Thaçi
25. Riza Greiçevci
26. Riza Lahi
27. Rushit Ramabaja
28. Sadik Përvetica
29. Sali Bytyçi
30. Sarë Gjergji
31. Skënder R. Hoxha
32. Sulejman Dida
33. Shqipe Hasani
34. Tafil Duraku
35. Ukshin Morina


Diçka për Ibrahim Berjashin
Është i lindur në Ostros (Krajë), më 1948. Aty e ka kryer shkollën fillore, Normalen në Ferizaj, ndërsa SHLP në Gjakovë, Kurse Gjuhën e Letërsinë Shqipe e ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Me letërsi ka nisur të merret që në bankat e shkollës së mesme.
Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe në: Titograd (Podgoricë), Prishtinë, Shkup, Ulqin: Jeta e re, Fjala, Jehona, Pionieri, Fatosi, Fati, Zana etj.
Në periudhën 1975 deri më 2002 ka qenë korrespondent i rregullt i Rilindjes, tash është i së përditshmes Bota sot..
Ishte inicues dhe kryetar i themelimit të SHAI Art Club – it, me seli në Ulqin edhe bashkërendues I takimeve ndërkombëtare letrare “Kalimerja poetike” që mbahet në Ulqin tradicionalisht në fillim të gushtit,duke e pagëzuar këtë vend “Qyteti I poezisë”.
Ishte kryeredaktor i revistës: Fati, redaktor në Shpresa/gazetë për të përndjekurit kosovarë në Mal të Zi/ dhe Koha (Podgoricë 1978 – 1988).Në vitet e luftës 1998 dhe 1999, ka qenë kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Ulqin,ku ka dhënë një kontribut të shquar për strehimin,bashkimin dhe informimin e familjeve të përndjekura shqiptare të Kosovës,të cilat arriten tek vëlleyërit e tyre në Ulqin,Anë të Malit ,Krajë, Malësi, Plavë e Guci, Rozhajë.
Aktualisht është gazetar-redaktor në TV Teuta – Ulqin.Këtu ka realizuar disa dokumentarë etnografikë televizivë, ndër të tjera duhet përmendur Arbneshët e Zarës,Dita e Tratkës në Krajë,Mullinjtë e Millës,Nuk tëhuajësohet Valdanosi etj.Ka marrë marrë pjesë në Seminarin ndërkombëtar “Shkodra ndër shekuj”,por me SHAI “Art Club” në vitin 1995,ka organizuar Simpoziomin mbarëshqiptar mbi 440- vjetorin e botimit të Mesharit të Don Gjon Buzukut, që është vlerësuar si Konferencë e pare panshqiptare.
Ka qenë recensent i shumë veprave letrare të autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria.

Lajme nga Ulqini