Themelohet Lidhja Mbarëshqiptare e Forumeve Rinore – Forca Rinore nga Ulqini anëtare

June 12, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Forca Rinore në Lidhjen Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore

Të frymëzuar nga vepra e atdhetarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe në vigjilje të shënimit të 134 vjetorit të tubimit të tyre për formimin e Lidhjes së Prizrenit, forumet rinore të partive politike shqipëtare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, kanë formuar Lidhjen Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore.

Nënshkrimi i deklaratës themeluese të kësaj lidhjeje  është bërë të shtunën me 09.06.2012,  pas takimit ne Shtëpinë e Bardhë me kryetarin e komunës së Prizrenit prof. dr. Ramadan Muja. Deklarata u nënshkrua në kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit, ku është përkujtuar se ky aktivitet përkon edhe me shënimin e shekullit të parë të Shqipërisë.

Nënshkruesit e deklaratës janë zotuar se do të angazhohen për bashkëpunim dhe afirmim të vlerave kombëtare, duke lënë prapa dallimet politike dhe partiake.

Deklaratën e kanë nënshkruar edhe forumet rinore të partive politike shqipëtare nga Mali i Zi ndër to edhe Forca Rinore me në krye kryetarin e saj z.Ardian Mavriqi i cili theksoi se nënshkrimi i Deklaratës është një nismë pozitive dhe deklaroi se forcat e bashkuara janë mënyra më e mire që të ndikohet në zhvillimin dhe integrimin e Shqipëtarëve në familjen e madhe europiane.

Takimi i Prizrenit vazhdoi edhe diten e diel me 10.06.2012 ku pjesmarrësit morrën pjesë ne festimin e 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Poashtu takimi vijoi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim z.Ali Ahmeti, kryetarin e komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Forcës së re Demokratike dhe kryetarin e komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu.

Forumet rinore të partive politike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës përmes deklaratës së nënshkruar kanë marrë përsipër obligimin për afirmimin e vlerave kombëtare, duke promovuar frymën e bashkëpunimit dhe dashurisë mes pjesëtarëve të kombit shqipëtar, duke respektuar diversitetitn fetar e rajonal, por edhe aspiratën për paqe e dashuri mes popujve të Ballkanit.

 

Prizren,

9-10 Qeshore 2012

FORCA RINORE