KNSH -ja i dhuroi një fond librash Bibliotekes së Shkollës “M.Lekiq” në Tuz

June 13, 2012   | Rajoni / Region

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi , në kuadër të Programit të vet të punës për këtë vit,i ka dhuruar javën që shkoj, një fond prej 100 tituj librash me rreth 200 ekzemplare, Biblotekës së Shkollës nëntëvjecare “M.Lekiq” në Tuz.


Në ceremonin e pranim dorëzimit , drejtori i shkollës z. Pjetër Ivezaj ka falenderuar KNSH-në, dhe kryetarin Tahiri për këtë dhuratë të çmueshme për shkollën dhe bibliotekën e saj.Këto libra tha Z. Ivezaj do ta shtojnë edhe më shumë fondin e Bibliotekës së shkollës, duke krijuar mundësi për nxënësit që duke lexuar të zgjerojnë njohuritë e veta, në kuadër të planprogramit edukativo arsimorë por edhe më gjërë, varësisht nga interesimi i tyre.Drejtori i shkollës potencoj bashkëpunimin e mirë që shkolla, edhe në të kaluarën ka patur me Këshillin Nacional, duke përmendur edhe disa aktivitete të tjera përmes të cilave KNSH-ja ka ndihmuar Shkollën fillore në Tuz, siç janë, furnizimi me rekvizita sportive dhe me Harta gjeografike në gjuhën shqipe.
Kryetari i Knsh, z. Tahiri, në fjalën e vet theksoj angazhimin e Këshillit Nacional për pasurimin e Bibliotakave në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, në mënyrë që nxënësve tu krijohen mundësitë për të lexuar sa më shumë vepra të autorëve shqiptarë, duke filluar nga Rilindasit e deri te krijuesit e sotëm bashkohorë.Ky aksion theksoj Tahiri, do të vazhdojë edhe në shkollat tjera me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, edhe krahas vështirësive materiale me të cilat ballafaqohet Këshilli. Ai përmendi edhe Projektin e KNSH-së, në bashkëpunim me Art-Clubin” Furnizimi i shkollave shqipe me lektyra shkollore” i cili do të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm shkollorë ,projekt ky i cili do të ndihmojë sado pak në paisjen e bibliotekave të shkollave shqipe me lektyra shkollore në kuadër të planprogramit të Gjuhës Shqipe.
Kryetari i KNSH-së, falenderoj në këtë rast për bashkëpunim dhe ndihmesë Shtëpinë Botuese “Libri shkollorë “ dhe drejtorin z. Bajram Shatri nga Prishtina, dhe Shoqatën Art-Club me drejtorin e saj z. Ali Salaj, të cilët falas ndanë për Knsh-në një numër librash në gjuhën shqipe të cilat ju dhuruan shkollës ne Tuz.
Në ceremoninë e dhurimit të librave, morën pjesë edhe bibliotekistja e shkollës znj. Hanë Camaj dhe anëtari i Këshillit Nacional, z. Palë Dreshaj.

Shërbimi për informim
I KNSH-së Ulqin, me 04.06.2012