Familjet Ulqinake,Ana Malit dhe Kraja mikpritës i femijëve Kosovar + Foto + Video

June 15, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ne kuader te veprimtarive per shenimin e 100 vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar, shoqata e gruas ANIMA nga Ulqini dhe grupi i grave intelektuale nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja , kane organizuar per te gjashtin vit pushime falas ne qytetin e Ulqinit per 100 femije jetim nga Kosova.

Femijet kane mberritur ne Ulqin te shtunen me 9 qershore reth ores 14:00 dhe jane sistemuar ne familjet bamirese ne Ulqin. Gjate diteve qe jane duke qendruar ne Ulqin, femijet nga Kosova pervec qe kane shijuar plazhin e Ulqinit, kane bere vizita edhe ne Kalane e qytetit dhe Shasin antik.

Mbreme ne Qendren per Kulture ne Ulqin eshte mbajtur nje koncert ne nderim te tyre ku te ftuara nderi ishin aktoret e mirnjohura Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa.

Gjate dites se sotme (e premte) 100 femijet jetim nga Kosova kane vizituar edhe Krajen. Ato jane pritur nga kolektivi i shkolles fillore “Gjergj-Kastrioti Skenderbeu” ne Ostros ku kane qendruar per reth dy ore. Gjate qendrimit te tyre kane vizituar ambientet e mbrendshme te shkolles, ambientet sportive si dhe kopshtin zologjik te shkolles. Ne fund te vizites eshte shtruar edhe nje koktej ne nderim te tyre. Poashtu kane vizituar edhe shkollen e vjeter ne Katerkolle.

Ky organizim do te perfundoj te shtunen me 16 qershore me nje koncert festiv ne kinosallen ne Katerkolle, dhe pastaj femijet do te nisen per Kosove.

KrajaOnline
Foto: Din Zeneli Facebook

YouTube Preview Image