Martina Ivezaj krenare në garën Miss World 2012 + Foto

June 15, 2012   | Lajmet / Vijesti

Në një intervistë për mediat shqiptare, bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, Martina Ivezaj me plot krenari rrëfen biografinë e saj me prejardhje nga Tuzi, vend të cilin ajo e viziton çdo vit, edhe pse e lindur dhe e rritur në Gjermani.

Bukuroshja nga Malësia e lindur dhe rritur në Gjermani, Martina Ivezaj do ta përfaqësojë Gjermaninë në garën Miss World 2012. Ajo ka thënë se ndihet krenare që si shqiptare merr pjesë në këtë garë.

Në një intervistë për mediat shqiptare, bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, Martina Ivezaj me plot krenari rrëfen biografinë e saj me prejardhje nga Tuzi, vend të cilin ajo e viziton çdo vit, edhe pse e lindur dhe e rritur në Gjermani.

Martina Ivezaj që po çmend gjermanët, këtë vit ka arritur majat e suksesit të saj. Ajo do ta përfaqësojë Gjermaninë në ‘Miss World 2012’ ,duke u bërë kështu edhe shqiptarja e parë e cila përfaqëson një vend të huaj në spektaklin më të madh të bukurisë.

”Në Tuz shkoj çdo vit, atje kam të afërmit që më përkrahin gjithmonë. Ndihem krenare që jam shqiptare dhe të gjithë e dinë këtë në Gjermani” tha Martina,duke shtuar: “Në Kinë unë do të përfaqësoj Gjermaninë si shqiptare, do të jap maksimumin, t’i bëj të gjithë shqiptaret të ndihen krenarë”, ka shtuar Martina.

Në vitin 2010 Martina ishte shpallur ”Miss Tuning” dhe realizoi kalendarin e parë personal me foto në bikini nga një agjension britanik, ndërsa tani përzgjidhet më e bukura e Gjermanisë. Këtë sukses thotë se e ka arritur duke qenë vetvetja, me ç’ rast ajo edhe porositi të gjitha femrat shqiptare:”Jini vetvetja, ashtu siç jeni”.

Martina, e cila kohë më parë kishte dhënë intervistë për gazetën Express, ka shtuar se ndjehet e lumtur dhe krenare që si shqiptare do të marrë pjesë në këtë garë bukurie, duke e përfaqësuar shtetin ku ajo jeton – Gjermaninë.

Spektakli më i madh i bukurisë “Miss World 2012” këtë vit do të mbahet më 18 gusht në Kinë.

Shqiptarët dhe gjermanët tanimë e kanë favoriten e tyre Miss-in e Gjermanisë, Martina Ivezaj.

1