Partia Demokratike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Alternativen Shqiptare

June 16, 2012   | Politika

Ulqin,16 qershor 2012- Ditën e premte në Ulqini,Partia Demokratike / PD/ e cila udhëhiqet nga Fatmir Gjeka dhe Alternativa shqiptare /ASH/ nga Tuzi nënshkruan marrëveshje për veprim të përbashkët politik.
Liderët e këtyre dy subjekteve politike u deklaruan se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të nxiten edhe partitë tjera nacionale shqiptare për t u bashkuar.

Fatmir Gjeka, kryetar i PD, deklaroi se tash disa muaj e kemi arritur këtë ujdi politike, por tani e zyrtarizojmë në Ulqin edhe themi se ne jemi të hapur për të pranuar edhe subjekte tjera shqiptare.

Partitë politike të shqiptare në Malin e Zi do të detyrohen të bashkohen po që se duan të kenë mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Këtë ua imponon Kodi i ri zgjedhor dhe ato do të dalin në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme me një apo me dy lista.

“Me ligjin e ri zgjedhor,kanë ndryshuar konditat edhe nëse shqiptarët nuk bashkohen, së paku në dy grupime, vështirë se mund të arrijnë 3 për qinshin për të hyrë në Parlamentin shtetëror”,- u shpreh Gjergj Camaj, kryetar i ASH.


Sejdo Ismaili Facebook

Lajme nga Ulqini


4