Vjollca Luka & Gjovani me videoklip të ri – Video

June 19, 2012   | Intervista / Intervju

Vjollca Luka është një nga këngëtaret më seksi të skenës shqiptare. Ka më se një vit që ajo nuk është shumë aktive në skenën muzikore për shkak të kujdesit ndaj vajzave të saja. Edhe pse është bërë nënë ajo ka ruajtur linjat trupore duke u kujdesur shumë për tu dukur bukur. Ajo na bënë të ditur se tani e tutje do të jetë më aktive, ku Vjollca Luka e Gjovani  lansojn një videoprojekt të ri muzikor.

Edhe pse kohëve të fundit nuk janë parë shumë në skenë, Vjollca Luka & Gjovani  tani rikthehen fuqishëm duke sjellë një këngë dhe klip të ri. Kënga titullohet “Bashkjetesa ”, një këngë verore e punuar në nje duet  me shum mjeshteri nga Edi Balili,teksti i  A. Trebiçkes,kurse videoklipi  u realizua me produksionin “Max Produktion”.

Ky titull do të thotë se ia kushtoj dikujt këngën? A ka të bëjë  me jetën private të Vjollca Lukës, sipas thashetheme,Vjollca nuk ia ka kushtuar askujt, është thjeshtë një tekst i kohës aktuale, që ka të bëjë me një dashuri ndaj personit që e do ajo.

Kënga është super verore, videoklipi është i realizuar me produksionin “Max Produktion” me një koreografi të bukur.

Diçka për Vjollca Luka

Aspak e ndryshuar nga lindja e Rianës, këngëtarja shkodrane Vjollca Luka, me taka të larta dhe me buzëqeshje që nuk i perëndon nga fytyra, përherë duket elegante. Me një burrë simpatik në krah që e ka edhe koleg, ajo edhe tash, pas dhjetë vitesh që është bërë e njohur, vazhdon të jetë modeste. Janë rikthyer në Ulqin nga SHBA, në qytetin e lindjes së Gjovanit, në qytetin ku janë njohur për herë të parë dhe ku janë bërë së pari shokë e më vonë edhe të dashur. Amerika i ka bukuritë e saj, komoditetet, por çifti i ri bashkë me vajzën e tyre simpatike kanë vendosur të rikthehen në atdhe. Ajo është shkodrane tipike e ai ulqinak i pashëm, por jo pirat siç i njohim, por tepër i ndjeshëm jo vetëm në këngë por edhe në jetë. Ndoshta edhe më i ndjeshëm se sa poezitë e Vjollcës të cilat ajo ende nuk e ka guximin t’i botojë. E zgjedhur si njëra nga më të mirat interprete shqiptare të këngës popullore në spektaklin “12 në Holivud”, ajo për asnjë çast nuk iu nda këngës.

Grimi:

E përdor mjaft edhe pse e di se nuk është aq i këshillueshëm. Grimi më pëlqen dhe më duket si një art në vete. Në kohën kur rri në shtëpi, atëherë grimi është më i lehtë, kurse në mbrëmje kuptohet, bëj grim skenik për shkak të dritave. Rimelat, buzëkuqin, lapsat dhe pudrën i përdor të firmës “L’oreal”.

Parfumet:
Kam dëshirë që të ndërroj shijen e parfumeve. Kohët e fundit po me pëlqen më shumë shija e parfumit “J’adore”.

Veshja:

Shija ndryshon. Kuptohet se veshja nuk do të mbetet përherë e njëjtë. Në përditshmëri, më shumë veshje sportive, kurse në skenë veshje që i shkojnë skenës, që natyrisht varet nga disponimi. Edhe nëpër programe dhe dasma ku këndoj, nuk më pëlqen të veshi fustane që janë të rënduara me vezullimë dhe stoli të tepërta.

Çantat dhe këpucët:
Çantat i kam pak pikë të dobët. I zgjedh dhe i blej në masë jo të vogël. Pjesën më të madhe të çantave i kam blerë në SHBA dhe nëse ndalem në ndonjë vitrinë, atëherë do të jem ndalur që të shikoj një çantë. Këpucët zakonisht kam dëshirë që t’i mbaj pak me taka, kurse nga të gjitha më së shumti rehat ndjehem me sandalet elegante, gjithsesi në kombinim me çantën.

Aksesorët:

Janë pjesë e veshjes sime dhe kam dëshirë që t’i ndërroj shpesh. Zakonisht nuk vë stoli ari por aksesorë të ndryshëm si: unaza, byzylykë, varëse, kurse rripat e brezit më pak. I kam në qejf edhe syzet e diellit dhe ato zakonisht i mbaj të firmës “Versace”, sepse janë të kualitetit të mirë. Dikush si pjesë të aksesorëve e mban edhe telefonin kurse unë nuk e parapëlqej shumë atë sepse më mirë ndjehem pa telefon në dorë dhe pa cingërimën e tij.

Moda:
Sa kam qenë në SHBA vazhdimisht kam ndjekur një stacion televiziv për modën më të re. Edhe nëse nuk veshi nganjëherë veshje të modes, gjithsesi kam dëshirë që të shoh dhe të jem e informuar rreth modës më të re në botë.

Më çfarë e plotësoni të dashurin tuaj:

Jo vetëm njëri tjetrin që e plotësojmë në jetë, por mendoj se njeriu gjatë gjithë jetës do të plotësohet sepse askush, asnjëherë nuk mund të jetë krejt i përsosur.
Gjëja pa të cilen nuk mundesh: Humori shkodran. Shumë situata jetësore të pakëndëshme i kam kaluar me humorin shkodran.

Pushimet:
Nuk kam edhe aq shumë kohë për pushimet sepse gjatë verës edhe unë edhe im shoq jemi të angazhuar mjaft nëpër dasma. Gjithashtu edhe gjatë pushimeve të dimrit jemi të zënë me programet televizive dhe të videokasetave të Vitit të Ri. Pushim bëj zakonisht nga fundi i verës, tash në shtator. Pushimin më të bukur e mbaj mend atë të muajit të mjaltit ku bashkë me tim shoq ishim në Majami.

Aerobia:
Zakonisht nuk ushtroj sepse nuk kam kohë, por edhe për arsye se nuk e kam pasur shumë të nevojshme.

Dhuratat:
Më pëlqen shumë edhe të bëj dhurata, por edhe të marr dhurata. Më shumë se sa dhuratën unë e vlerësoj mendimin për atë dhuratë. Kur jap dhuratë gjithëherë e rivlerësoj idenë se a ia kam qëlluar apo jo. Nga dhuratat më së shumti dhuroj parfume.

Riana:

Është gati dy vjeç. Ma ka ndryshuar pak a shumë mënyrën e jetesës. Prania e saj çdo ditë më sjell diçka të re. E dua më së shumti në botë.

Gjovani:

Është këngëtar i njohur në Kosovë dhe në diasporë. Jam e lumtur që kam gjetur një njeri që më kupton mirë.

Vendlindja:
Shkodra është pika ime e dobët. Por edhe në Ulqin që është afër Shkodrës e kam gjetur një ngrohtësi që më plotëson pak a shumë Shkodrën time. Edhe pse rruga është shumë e keqe, shkojmë shpesh me burrin tim deri në Shkodër, qoftë edhe për një kafe.

Lajme nga Ulqini

2