Kryetari Cungu mbi parregullsite e “Te Mirave detare”

June 27, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Të nderuar qytetarë,

Me këtë dëshiroj te ju informoj për keqpërdorimet e caktuara dhe parregullsitë që po ndodhin në zonën e të mirave detare, e që kanë të bëjnë me teritorin e Komunës së Ulqinit.

Së pari, jozyrtarisht jemi te informuar që te Mirat detare, në mënyrë të paligjshme, krejtësisht jo transparente, ka ndryshuar planin e objekteve me karakter të përkohshëm për territorin e Komunës së Ulqinit, ku parashikohet shtimi i disa objekteve të rinjë të cilët me paraqitjen e vet do të prishnin pamjen e bregdetit të kësaj hapësire, posaçërisht Plazhit të vogël (Ranës), e të cilët pikërisht për këtë arsye viteve të mëparshëm janë hequr.

Një gjë e tillë është aq më e rëndësishme, në kohën kur politika e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së turizmit dhe tendenca e tërë ekonomisë së turizmit, është e orientuar kah zvogëlimi i objekteve me karakter të përkohshëm, posaçërisht në zonën e të Mirave detare.

Një vendim i tillë ose plan, prej cilit cdo organ qoftë, pra per vendosjen e objekteve te perkohshem,është sjellë në mënyrë të paligjshme ashte në kundërshtim me Ligjin për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve.

Me nenin 115 është e parashikuar qartë që në zonën e planit hapësinor me destinim të posaçëm mund të vendosen objekteve me karakter të përkohshëm, dhe që planin e sjellë Ministria, pasi të marrë mendimin e qeverisjes lokale.
Prandaj, nëse rezulton që një plan i tillë është sjellë, ose është ndryshuar plani ekzistues, atëherë një gjë e tillë është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse Komuna e Ulqinit nuk ka dhënë mendim për këtë çështje e as që i është kërkuar diçka e tillë.
Dyshimin shtesë që në rastin konkret kemi të bëjmë me abuzim, e madje edhe korrupcion, e tregon fakti që individë të caktuar, madje në kohën kur akoma pa u shpallur thirrja publike për mbledhjen e ofertave, kanë filluar të kryejnë punët përgatitore dhe montimin e objekteve, duke e ditur paraprakisht që do t’i fitojnë lokacionet e premtuara.

Është e qartë që me injorimin e plotë të organeve të qeverisjes lokale me rastin e shtimit të këtyre objekteve në plan, që nuk kanë mbështetje as cilësore, as estetike e as ndonjë mbështjetje tjetër, synon prishjen e pasqyres së Ulqinit si destinacion turistik, shkaktimin e pakënaqësisë tek qytetarët dhe nencmimin e organeve të qeverisjes lokale.

Gjithashtu dua të theksoj që NP të Mirat detare, nuk dojne bashkëpunim me Komunen e Ulqinit dhe ne te gjitha kërkesat tona te deritashme nuk shprehin gadishmeri per takime. Ketu ka te beje me mos realizimin i investimeve,pagesen e mjeteve te parapara me Ligj,rregullimin e infrastruktures etj.

E shfrytëzoj këtë rast që të lajmëroj qytetarët e Ulqinit, të cilët njëzëri shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me këto ngjarje, që organet e qeverisjes lokale nuk janë konsultuar, nuk kanë marrë pjesë e as që mund të marrin pjesë në këtë përpjekje të devastimit të bregdetit tonë dhe ftojmë NP të mirat detare dhe Ministrinë e turizmit dhe rregullimit hapësinor që t’i ndalojnë aktivitetet e tilla dhe dhunën ligjore dhe të anulojnë të gjitha veprimet dhe aktet të cilët i kanë kryer në këtë mënyrë antiligjore, përndryshe jemi të detyruar që lidhur me gjithë këtë të informojmë organet kompetente gjyqësore.

Komuna e Ulqinit

28