Rrezart Cungu triumfon në Zagreb

June 30, 2012   | Sporti / Sport

Në turneun shtetëror të Kroacis, i cili u mbajt në Zagreb, morri pjesë edhe 13 vjeçari nga Ulqini, Rrezart Cungu. Edhe pse turneu ishte i dedikuar kategorisë 16 vjeçare, Rrezarti pati sukses të madhë. Ai u shpall fitues i këtij turneut ku gjat 5 ndeshjeve që kishte, humbi vetëm një set. Lojtarët te cilët i mposhti Rrezarti ishin Filip Kozloveq (6:0, 6:0), Hrvoje Plukaveq (6:1, 6:1), Noa Poklepoviq (6:2, 1:0) i cili e dorzoi lojën për shkak te lëndimit, Luka Ninçeviq (6:1, 6:4) dhe Marko Povolnjak (3:6, 6:2, 6:1).

Federata e tenisit të Malit të Zi e zgjodhi Cungu që ta reprezentoj Malin e Zi ne garat ndërkombtare te tenisit që do të mbahen me 23 korrik në Pilzen të Çekis. Në këtë turne do të marrin pjesë të gjithë tenistët më të mirë të Evropës.

Rrezarti tani është i rënditur ne vendin 171 në rank-listën e Evropës, gjegjsisht më mir i rëndituri se të gjithë tenistët tjerë nga Mali i Zi.