Reagimi i Selim Resulbegoviqit ndaj deklarates të Cungut

July 7, 2012   | Ngjarjet - Events, Politika

REAGIM ,

 

Nazif Cungu  vazhdon me  shfaqjen e pakuptimtë , shfaqe qe ka  qëllim te  vetëm  largimin e vemndjes së opinionit nga paaftësitë e tija ,nga  mosdija , mosangazhimi dhe papjekuria  për të ushtruar  funksionin në të cilin është.

Kjo është vetëm tentativë që me aktrimin gjoja të  fuqisë , vendosmërisë dhe mbrojtësit të interesave të Ulqinit, të  pengohet rënja  e dinjitetit dhe autoritetit  të tij , jo vetem tek qytetarët por dhe në qarqet me të ngushta të Partisë së tij .

Kumtesa e tij e djeshme   flet  më së miri  për gjendjen , frymën, karakterin ,edukimin dhe arsimimin  e atij që e ka shkruajtur dhe si e tillë  nuk meriton as më të voglin koment. Pytemi  a duhet vallë ta komentojme ndopak Kryetarin në mandatin e të cilit Ulqini  po  përjeton ditët më të papërgatitura të sezonit turistik ,ndërkohë që ai  vazhdon luftën me Kumtesa  me bashkëpunëtorin e tij më të afërt.

Megjithatë  ,duke i kërkuar falje qytetarëve  që në këto ditë pa arsye i shqetësojmë ,në vend që të punojmë 24 orë për të mirën e tyre e ti mundësojmë që të kenë perfitime  për ekzistencë  dhe të aktivizohemi për përmbushjen e arkës së zbrazet të Komunës me duhet të them disa gjëra:

ZotI Cungu ka hapur zemrën dhe ka thënë atë që mendon , jo vetëm për mua por edhe për familjen time dhe paraardhësit e mij . Nuk më intereson fare mendimi i tij por  besoj se ai personalisht ndjen nevojën që qytetarëve të Ulqinit  ti spjegojë si dhe përse  pikerisht këtij personi , pas  zgjedhjeve lokale të Qershorit  ti ofrojë koalicion  si dhe postin e Kryetarit te Komunës (gjë të cilën e kam refuzuar)

Si  ka mundesi që pikërisht këtë person ai ta emërojë  per bashkëpunëtorin e tij të parë? A është e mundur që dëshira  për funkcion  dhe karrigë tek Z. Cungu ka qenë kaq e madhe dhe  mbi të gjitha principet.

Duhet ta pranojmë që në në Partine Social Demokrate në momentin e krijimit të këtij Koalicioni, te cilin  e kemi pritur ashtu si shumica e qytetarëve të Ulqinit  dhe miqve të këtij qyteti  me admirim të madh, pritshmëri dhe shpresa , kemi qenë të bindur që Ulqini më në fund  ka fituar  Kryetarë të aftë, punëtorë energjik dhe efikas .  Se sa   ai   ka pasur sukses  të përmbushë   pritjet e qytetarëve  të Ulqinit  këtë ata kanë rast  që ta shohin dhe të binden çdo ditë.

Ata më së miri  do të dijnë  dhe do të vlerësojnë  nevojat dhe sensin  e hapjes se  diskutimeve  rreth  eksploarimit të problemeve të të Mirave Detare pikërisht tani në vlugun e sezonit turistik .

Për atë se  sa Këshilli Komunal i Partisë Social Demokrate të Ulqinit  ka bërë për kthimin e zonës të të Mirave detare  në kufinjtë natyrorë dhe kthimin e ingjerencave të administrates lokale në atë zonë , opinionin do të kemi rast ta njoftojmë detalisht dhe atë  me fakte konkrete  dhe jo me fjalë boshe .

Tani  për tani mund të them  se falë angazhimeve  të  mia të pakursyera, sot plazhet e Ulqinit  janë pjesa më atraktive e ofertës turistike  dhe se  gjatë mandatit tim në Këshillim Drejtues  të ndermarrjes për te Mirat Detare  është ndertuar mini marina “ Kacemja “  e cila  paraqet investimin më madhorë të ndermarrjes publike për të mirat detare  që nga  themelimi i saj .

Nga  e tëra ajo që Z. Cungu ka publikuar në kumtesë njëra fatkeqsisht  është e vërtetë në fund  të tekstit ku thotë “ mundësitë e këtij Kryetari janë shumë të kufizuara “ dhe (bahkëpunëtorët më të afërt të tij nuk janë të fokusuar në punët për të cilat paguhen, por në disa aktivitete dhe interesa të tjera). Edhe me këtë në tërësi pajtohemi.

Sa i përket  shpresës dhe pritjes së Kryetarit  për vazhdimin e bashkëpunimit  tonë mund të konstatoj  që me  mënyrën dhe komunikimin e tij  të ri, këto mundësi  vihen seriozisht në pikëpyetje .

Ne nga rradhët e partisë Social Demokrate çdo herë kemi qenë dhe jemi për aplikimin e ligjit dhe këtë kemi insistuar dhe kërkojmë që ta kenë dhe funksionarët e tjerë  të administratës lokale . Vecmas theksojmë se nuk do të tolerojmë paaftësinë, mosangazhimin joprofesionalizmin , mungesën e vullnetit  që të punohet në interes të qytetit, qëndrim negativ ndaj investitorëve të interesuar ,  mosrespektimin e marrveshtjes së  Koalicionit  si dhe shmangjen , perballjen me dobësitë e veta përmes  vazhdimit të praktikës   të bartjes  së pergjegjësisë  për të gjitha problemet e këtij qyteti   mbi   Qeveri në dhe organet shtetërore .

Me këtë  definitivisht përfundojme këtë polemikë të vështirë,të panevojshme dhe të dëmshme  e cila  na ështe  imponuar  dhe me asgje e  nxitur  nga ana jonë.

 

 

                                                                                                                      KRYETARI I KK I PSD Ulqin

                                                                                                                       Selim  Resulbegoviq

 

  P.S

Me rastin e pohimeve të Z. Cungu që kërkesa për  rradhitjen e lokalitetit  të Moles së Madhe në programin e objeteve të përkohshme është  përpunuar në Sekretarijatin  për planifikim  hapsinorë dhe zhvillim të qëndrueshëm  sjellim këto fakte :

Me daten 12.03.2012 Sekretarijatit  i është drejtuar  z. Munib Husiq  , përndryshe farefis  i  Z. Cungu.  Ai është drejtuar me kërkesën me nr: 05-832/1   dhe   ka kërkuar që ti jepet lokacioni i përkohshëm për vendosjen e objektit  në lokalitetin  e Moles së Madhe në Plazhin e vogël.

Sekretarijati , ne suazë të kompetencave të veta, sjell aktvendimin nr: 05-832/1-12 të datës 14.03.2012 me të cilin  refuzohet kërkesa dhe  pala udhëzohet  që  me të tillë kërkesë ti drejtohet ndërmarrjes  publike për të mirat detare  e cila është përgjegjëse për vendosjen e objekteve në këtë lokalitet .

Sekretarijati asnjëherë nuk ka  ndërmarrë  iniciativa të këtij lloji ,përndryshe një akt i tillë do të ishte nënshkruar nga ana e personit të autorizuar dhe  do të kishtë titullin  e sekretarijatit .

Megjithatë publikimi i  dokumentit   me se miri flet vetë per vehte.

29