U bë Inagurimi i rruges nga Sukobina deri në Katërkollë – Video

July 13, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryministri i Malit të Zi Igor Llukshiq ka inaguruar së bashku me  kryetarin e  komunës së Ulqinit Nazif Cungun  pjesën e rrugës nga Sukobina deri në Katërkollë,kjo eshtë pika e kalimit kufitar që çonë për  Muriqan , e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Ndërtimi i lidhjeve rrugore ndërkombëtare të Shqipërisë është një nga përparësitë më madhore. Me ndërtimin e kësaj autostrade Shqipëria ka një trafik të ri me vendin mik, Malin e Zi. Së shpejti, fillon projekti i autostradës tjetër që lidh Velipojën me Ulqinin. Në këtë mënyrë, do  intensifikohen lidhjet me Malin e Zi.

Kryeministri i Malit të Zi,Igor Llukshiq me këtë rast deklaroi para gazetarëve se puna në ketë aksë rrugorë nuk ka përfunduar ende,dhe puna do të vazhdojë menjëherë pas përfundimit të sezonit turistik, në aksin rrugor nga Katërkolla deri në Krythë.

Gjithashtu Kryministri i Malit të Zi Igor Llukshiq,Zharko Paviqeviq dhe Nazif Cungu  inaguruan edhe projektin si deponia e përbashkët e komunave Ulqin dhe Tivar dhe ujësjellësi rajonal.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image
5