Bardhi: Ftesë subjekteve politike shqiptare

July 18, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ft e s ë
Subjekteve politike shqiptare

Nisur nga situata aktuale politike, sot në Malin e Zi, e cila në shumë segmente, sa i përket realizimit dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve, ka stagnim, madje në disa rrafshe kemi zvogëlim e kthim mbrapa, si rezultat i politikës injoruese e diskriminuese të pushtetit të Malit të Zi, sidomos pas Referendumit të 21 majit 2006 për pavarësinë e Malit të Zi, ku po na mohohen, jo vetë të drejtat natyrore e historike, kombëtare e politike, por po na mohohen edhe të drejtat e arritura, si është rasti me Ligjin Zgjedhor etj., por edhe si pasojë e mungesës së koordinimit të veprimit politik aq shumë të nevojshëm, të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi, në cilësinë e kryetarit të partisë së parë politike shqiptare nga fillimi i shumëpartiakësisë, sot në Malin e Zi dhe të politikanit më të vjetër si edhe duke marrë parasysh realitetin – zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë të paralajmëruara për tetor të këtij viti

THËRRAS MBLEDHJE KONSULTATIVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE
dhe propozoj këtë
R e n d d i t e
KONSULTIME PËR MARRËVESHJE PËR VEPRIME TË PËRBASHKËTA TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE NË DRITËN E LIGJIT TË RI ZGJEDHOR, NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE DHE SITUATËS AKTUALE SHOQËRORE, EKONOMIKE E POLITIKE
Mbledhja do të mbahet, të premten, më 20. 07. 2012, në sallën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Ulqin. Mbledhja fillon në orën 17:00.
Propozoj që secili subjekt të marrë pjesë deri me dy përfaqësues.

Në Podgoricë, më 17. 07. 2012 Mehmet BARDHI
Ftesa u dërgohet:
– Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi
– Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Mehmet Zenka
– Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu
– Iniciativa Qytetare, Vasel Sinishtaj
– Alternativa Shqiptare, Gjergj Camaj
– Partia e Prosperitetit Demokratik, Ali Rexha
– Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Ali Doda
– Perspektiva, Amir Hollaj
– Partia Demokratike, Fatmir Gjeka
– Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Tahir Tahiri

1