Telegram ngushellimi familjes Podrimja nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Ulqin

July 23, 2012   | Kulturë / Kultura

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
me rastin e ndarjes nga jeta të poetit Ali Podrimja

Vdekja e poetit dhe shkrimtarit Ali Podrimja përbën një humbje të madhe jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për atë ndërkombëtare. Autori i vargjeve emblematike kishte një dashuri të veçantë për Ulqinin dhe ishte mysafir i rregullt i ngjarjeve kulturore që i organizonte Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, posaçërisht i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”.

Poeti Ali Podrimja dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ideimin e disa ngjarjeve letrare në Ulqin, por edhe në zbulimin dhe afirmimin e poetëve dhe krijuesve nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi. Ai e adhuronte detin, valët dhe Kalanë e lashtë, për çka Ulqinin e cilësonte si “cepin më të bukur të Shqiptarisë”. Prania e vazhdueshme e Podrimjes në Ulqin dhe shkrimet e tij në mediet e këtushme ngjallën frymën e krenarisë dhe të qëndresës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Me dhimbje të thellë e trishtim i shprehim ngushëllime familjes Podrimja, të afërmve, miqve si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

Ulqin, më 22.07.2012

SHAI “Art Club” – Ulqin