Zenka: Shqiptarët presin një listë të përbashkët

July 23, 2012   | Politika

Kryetari dhe Deputeti i UDSH-së Mehmet Zenka  deklaroi se shqiptarët presin një listë të përbashkët

Shqiptarët në Mal të Zi presin që të gjitha partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të ndodhën në një koalicion të përbashkët, deklaroi Mehmet Zenka Deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ai shtoi se UDSH është e gatshme për të bërë një listë të vetme të të gjitha partive shqiptare.

“Ne do të punojmë në këto ditë në këtë drejtim , edhe pse unë nuk e di se sa do të arrijmë për të kapërcyer mosmarrëveshjet ndër-partiake dhe për të rënë dakord. Trupi Shqiptar këtë e kërkon  nga të gjitha subjektet shqiptare, kështu që unë besoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, “deklaroi  për agjencinë ‘’MINA’’ Mehmet Zenka.

Sipas tij, UDSH është e gatshme për koalicion para-zgjedhor, por vetëm me partitë shqiptare.

” Në koalicion para-zgjedhor, vjen në diskutim koalicioni vetëm me ndonjë parti shqiptare. Mbas zgjedhjet  jemi të hapura për pjesëmarrje me partnerët  aktualë, nëse përsëri do kemi një gjuhë të përbashkët “.

Ai poashtu theksoi se UDSH është e gatshme për zgjedhjet parlamentare.

Sipas  tij “UDSH është duke u përgatite për zgjedhje. Mendoj se jemi  duke i pritur me gatishmëri zgjedhjet , dhe poashtu anketat tregojnë se trupi shqiptar janë përsëri edhe më të gatshëm të votojnë për ne”.

Në rast se dalin individualisht, sipas tij, pret se do të fitojnë  mas  paktit  një mandat.

Zenka, poashtu ka përjashtuar mundësinë që UDSH ti bashkëngjitet  Frontit Demokratik.

“Programet politike i kemi shumë të largëta. Gjer sa të vijnë kohë më të mira dhe deri sa ne të  gjejmë disa pika programore  të ngjashme, nuk vjen në konsiderim  bashkimi i  UDSH-së,  me frontin e opozitës, ” deklaroi Zenka.

Në Deklaratën  se Fronti Demokratik nuk është dakorduar ende dhe nuk e ka prezantuar programin,  Zenka  deklaroi se prapë aji nuk sheh aty asnjë mundësi të bashkëpunimit.

Zenka, tha  se deri me  tani  nuk ka pasur iniciativa zyrtare  të koalicionit qeverisës  për pjesëmarrje  të përbashkët në koalicion parazgjedhor .Por në kontaktet e tyre të përbashkëta, nuk  kanë parë asnjë arsye që në koalicion pas zgjedhor  të mos jenë së bashku.

Albert Camaj

MALESIA.ORG

1