Cungu, priti në takim drejtorin e zyrës për luften ndaj trafikimit njerzor z.Zoran Ulama

July 26, 2012   | Politika

Kryetari i komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, priti sot në zyrën e tij drejtorin e zyrës për luften ndaj trafikimit njerzor z.Zoran Ulama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Në takim moren pjesë Kryeshefi i Policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviq dhe Shefi i Policisë Kufitare të Ulqinit Svetislav Filipoviq.

Z. Ulema bëri prezantimin e çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore në Mal të Zi, si dhe sistemin për mbrojtjen e viktimave të këtij trafikimi. Shefi i policisë së Ulqinit tha se në të kaluarën kemi ndijekur penalisht në mënyrë të përsëritur disa raste të trafikimit të qenieve njerëzore, ku janë arrestuar një numer i personave, si dhe janë mbyllur disa objekte të cilat janë shfrytëzuar për trafikim.

Në takim u konstatua se nxitja për të lypur, si një mënyrë e trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një problem i madh në Ulqin, sidomos gjatë sezonit turistik,ku lypsaret nxiten në mënyrë të organizuar, dhe kjo paraqet vështirësi për të mbledhur prova kundër organizatorëve. Policia e Ulqinit, e së bashku me Policinë Komunale kanë kryer një sërë aksionesh për ta luftuar këtë fenomen, duke paraqitur një numër të kosiderueshem të akuzave për shkelje të Ligjit mbi Rendit Publik, megjithatë,ende mbetet problem trendi i rënës i këtyre rasteve.

Poashtu u shpreh nevoja e mundësisë së parandalimit të hyrjes së lypsarve në pikat kufitare,pasi që shumica e tyre vijnë nga vendet fqinje.

Në takim u konstatua nevoja e hapjes së një qendre të posaçme hetuese që do të merret me këtë problematikë, qender e cila do të mbledh prova për të ndjekur penalisht organizatorët e trafikut njerzorë.

U ra dakord për vazhdimin e matutjeshem të aktiviteteve të përbashkëta që synojnë luftimin e kësaj dukurie.

Komuna Ulqinit