Dështon shitja e kripores – Kuvendi vendos, prodhimin e kripës

Në tenderin  për shitjen e Kriporës së Ulqinit, nuk është paraqitur asnjë kompani, njoftoi e përditshme “Mina”.
Tenderi për për Kriporen e Ulqinit, ka dështuar sërish pasi që në të nuk ka pasur të interesuar deri dje , kur ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave, ka njoftuar kompania ”Eurofond”.
Tenderi për shitjen e kripores së Ulqinit doli në shitje me çmimin prej 257,8 milionë euro,ku u paraqitë 15 hektar tokë,të blerë para ca kohëve me çmimin 800 mijë euro,ku pronari i shumicës së aksioneve të kripores është “Eurofond”, i cili kontrollohet nga Veselin Baroviq, biznesmen nga Podgorica, i cili u bë pronar i 75 për qind të aksioneve të kompanisë.

Pronari i aksioneve “Eurofond” që janë në shitje të kripores së Ulqinit lajmruan se do ta qesin sërisht kriporen e Ulqinit në shitje.

Dje kuvendi i Malit të Zi ka miratuar vendimin për ndryshimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020 që ka të bëjë kriporen e Ulqinit. Në këte vendim thuhet se kriporja duhet ti kthehet prodhimit të kripës dhe në të njejten kohë duhet mbrojtur për vezhgimin e shpendëve.

Lajme nga Ulqini
Miratohet vendimi për plotësimin e planit hapsinorë

Vendimi i Kuvendit që të plotësojë planin hapsinorë të Malit të Zi , në vitin 2020, me të cilin është paraparë që toka e kripores së Ulqinit të precizohet si territor i mbrojtur është edhe një fitore e qytetarëve , para së gjithash të Ulqinit, në luftën për të drejtat e veta , konsideron MANS.Të përkujtojmë se Kuvendi sot, me votat e PSD dhe të opozitës, miratoi vendimin që të plotësohet plani hapësinor i malit të Zi, deri në vitin 2020, në të cilin parashihet që toka e kripores së Ulqinit, të shpallet si territor i mbrojtur dhe në këtë mënyrë të pengohet shitja e sajë./TVCG/

Video Tv Vijesti
YouTube Preview Image

 

3