Muaji i Ramazanit, zbret numri i turistëve në Ulqin

July 29, 2012   | Opinione

Drastikisht është zvogluar vizita e turistëve të huaj në Ulqin në muajin qershor, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat statistikore flasin për një rritje të numrit të mysafirëve në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Ulqini deklarohet në pikun e sezonit turistik dhe një destinacion turistik i preferuar nga të huajt dhe shqiptarët e Kosovës në vecanti.

Por plazhi i madhë I Ulqinit, plazhi me i madh dhe me masivi ne vend, i cili prej vitesh ishte bere destinacioni edhe i pushuesve nga Kosova e shqiptaret e Maqedonise, sivjet duket i braktisur.

Njerzit qe çdo dite dalin buze rruges per te bere te ndalojne te pakten pushuesit kosovare ne dhomat qe ata leshojne me qira.Tashme kanë ulur dhe çmimet, por numri i pushuesve ka rene ndjeshem.

Këto ditë edhe pse flitet për një numër shumë më të madh të mysafirëve  se çështë ai zyrtar, në plazhe, rruga dhe restorante mund të vërejmë një rënie të numrit të mysafirëve në krahasim me javën e kaluar, si duket muaji i ramazanit ka ndikuar që mysafirët që e mbajnë ramazanin të kthehen në shtëpiat e tyre. Edhe këtë vit problem është mosparaqitja e mysafirëve nga ana e qiradhënsëve, të cilët nuk i paraqesin mysafirët. Këtë do ta ndijnë më shumë arka e Organizatës turistike e Ulqinit e cila nuk është e knaqur me shumën që është derdhur në këtë ark nga taksa turistike dhe taksa e banimit.

Edhe pse sezona ka qenë e sukseshme ,shumica e qiradhënsëve shprehen të paknaqur me kohëzgjatjen e sezonit. Në fakt thonë se në Ulqin kemi 30 ditë sezonë,dhe këtu përfundon çdo gjë në lidhje me turizëm.

Edhe ata pushues kosovare qe me pare zgjidhnin Ulqinin, tashme zgjedhin plazhet e Shqipërisë,për arsye të uljes së çmimeve.
Përtej euforisë se shifrave zyrtare Ulqini është në agoni. Hotelet po thuasje jane te boshatisura dhe ata pak pushues qe jane ndalur, preferojne te blejne ushqimet e te gatuajne vete duke shpenzuar gjithnje e me pak.

Plazhi i Ulqinit eshte shembulli me tipik i shkaterrimit si pasoje e babezise se njeriut dhe papergjegjshmerise se pushtetit. Me apo pa leje, vija bregdetare e ketij plazhi u shnderrua ne njegeto modern.
Pangopshmeria vazhdon, duke mbjelle me pallate edhe ate siperfaqe qe mund te kishte shpetuar deri tani neper kodra. Edhe pse pjesa me e madhe e apartamenteve kane mbetur te pambushura, ndertuesit nuk terhiqen nga betonizimi i kesaj zone turistike të Ulqinit.

Moda e ndërtimit te apartamenteve ne plazh nga banoret e Ulqinit duket se tashme eshte vjeteruar dhe shume prej tyre po kerkojne t′i shesin. Pa asnje infrastrukture te nevojshme per pushuesit, e me hapesira qe ngushtohen nga viti ne vit, me shume se nje zone turistike, plazhi i Ulqinit u shnderrua ne nje kompleks gjigant konviktesh, ku edhe me te varferit nuk po preferojne me te pushojne në Ulqin.

Kjo eshte hakmarrja e betonizimit dhe ndotjes, shkaterrimit te mjedisit dhe shperfillja raportit me natyren, e cila duhet lexuar mire edhe nga zonat e tjera turisitke te vendit, vecanerisht ne Ulqin, ku epidemia e ndertimeve nuk ka marre ende permasat e mallkimit.

YouTube Preview Image
4