Hotel Mediteran ofron komoditet për turistët

July 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Mijëra turistë nga anë të ndryshme të Evropës, e më gjerë, kanë vërshuar plazhet e Ulqinit. Institucionet, hotelet, plazhet  restorantet e individët kanë përgatitur me kohë  të gjitha ofertat për të realizuar një sezon  të suksesshme turistike në Ulqin. Plazhi i Ulqinit edhe më tutje mbetet njëri ndër plazhet më të frekuentuar nga qytetarët dhe diaspora e Republikës së Kosovës.

Po ashtu njëri ndër hotelet me të preferuara në Ulqin mbetet Hotel Mediterani.  Është I vendosur në qytetin piktoresk në Ulqin apo në bregdetin e Malit të Zi me pamje nga plazhi ranor dhe nga kështjella e vjetër madhështore e Ulqinit.

I rrethuar nga pyjet e palmave dhe të pishave, është vetëm pak metra larg plazhit rëna apo plazhit të vogël, i vendosur në zemër të Ulqinit. Hoteli është njëri ndër prej objekteve që janë pronë familjare dhe i cili drejtohet nga familja midis hoteleve dhe shtëpive të pushimit i rrethuar nga historia dy mijë vjeçare e bashkësisë ulqinake. Ajo hynë në vendbanimet më të vjetra të Mesdheut Kjo është një bazë joshëse për pushime ku ofrohen paket të ndryshme.

Hotel Mediteran ndodhet ne zemër të Ulqinit i rrethuar me pisha, vetëm disa minuta ecje këmbë nga plazhi i vogël. Hoteli ofron mikpritjen tradicionale ballkanase me atmosferën e tij të veçantë.

Hotel Mediterani, është në një pozicion dominues me pamje nga deti. Hoteli është mikpritës, restoranti ofron një meny të shumëllojshme dhe të mirë për njerëzit që duan të shijojnë specialitetet lokale dhe internacionale. Dhomat janë të mjaftueshme për të gjitha kërkesat e klientëve dhe stafi është miqësor dhe i dobishëm.

Hotel Mediteran, ka 134 dhoma të mrekullueshme të rinovuar, të vendosura në vila të veçanta, godinën qendrore me një hapësirë të madhe, sallën, restorantin në stilin familjar, deck bar, salla për TV dhe surpriza të tjera për klientët.

Drejtori ekzekutiv i hotelit “Mediteran”, Selatin Gjeloshi, tha se mbi bazat e të gjitha parametrave vlerësuese, që Hotel Mediterani ka mjaft pushues jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por ka edhe turistë gjermanë, çekë, polakë.

Sips tij hotel Mediteran, është i  pajisur me gjithë komfortin e nevojshëm për të kaluar pushime të paharruara: shërbimi i kulturuar, i alternuar me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare. Ai tha se Hotel Mediteran është komplet deri në mesin e muajit shtator.

Ai shtoi se Hotel Mediteran Resort, ofron maksimumin e kushteve me cilesore të një hoteli – që nga hotelet në qytetet kryesore të botës e deri në pikat turistike më tërheqëse të globit. Hotel Mediteran Resort, është emri që ju shoqëron kudo që të shkoni. Në qoftë se doni të kaloni pushime të mrekullueshme mos kërkoni më larg se Hotel Mediteran Resort. Mjafton një kafe në barin e hotelit Mediteran, për të parë lindjen dhe perëndimin e diellit dhe për të menduar se jeta është kaq e bukur dhe se njerëzit pranë jush janë aq të mrekullueshëm. Kuzhina që ju ofrojmë në Restorantin tonë do ti plotësojë deri në fund shijet tuaja nëse doni të hani, madje edhe nëse ju shkon mendja për të ngrënë.

Turistët kanë në disponim hotelet luksoze, hotelet e vogla, apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara në shtëpitë private, motelet për shijen dhe buxhetin e secilit turist.

Hoteli momentalisht ka numër të madh turistësh nga shtete të ndryshme.

Naser RAMADANI 

Kosova Info
Ju mundeni te kerkoni ofertat per pushime ne Hotel Mediteran Ulqin duke klikuar në linkun e Ofertave per Hotele dhe apartamente në Ulqin.
YouTube Preview Image