Bilanci periodikë i turistëve në Ulqin nga OTU

August 3, 2012   | Shtypi / Mediji

Kriza ekonomike u pasqyrua edhe në numrin e turistëve në këtë sezon veror 2012 edhe në bregdetin e Ulqinit. Pas një sezoni shumë të mbarë të një viti më parë, të gjithë menduam e shpresuam se viti 2012 do të sillte një boom në një prej sektorëve më potencialë në vend.
Ardhjet e shumta të turistëve nga Bosna,Maqedonia dhe atyre Kosovarë gjatë verës së vitit 2011 na dhanë shpresa të mira për një sezon edhe më të mirë, por duket se nuk ndodhi kështu.
Se sa eshtë numri i turistëve në hotelet e komunës së Ulqinit,kallxon tabela e dërguar nga Organizata turistike e Ulqinit ku thotë se janë 186 turistë nga rajoni,dhe 2201 turistë të huaj,ku gjithësejt turistë që buajnë në hotele janë 2387 vetë.
Ne kampe gjenden dhe janë 17 turistë nga rajoni,dhe 127 turistë të huaj ku gjithësejt turistë që buajnë në kampe janë 144 vetë.Ne pushimore  janë 167 turistë të huaj,çka do të thotë se janë 2956 turistë nga rajoni,dhe 18.325 turistë të huaj,ku gjithësejt turistë që buajnë në hotele janë 21.281 vetë.

Ja pra edhe informacioni i dërguar nga Organizata turistike e Ulqinit:

Sa i perket hoteleve kemi rritje per 11% me teper ne krahasim me vitin e kaluar ne kete kohe.
Ne kampe kemi 38% me shume, ndersa ne akomodimin privat poashtu me pak se sa vitin e kaluar rreth 4 %.
Keshtu qe gjithsejt ne komunen tone kemi te regjistruar 23.812 turiste, cka do te thote 4% me pak ne krahasim me vitin e kaluar,thuhet ne deklaratën e lëshuar nga Organizata Turistike e Ulqinit .

YouTube Preview Image
1