Florian Mumajesi: Me zemër – Video

August 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Florian Mumajesi, një ndër producentët dhe kantautorët më të mirë shqiptar, ka realizuar një këngë të re.

E titulluar “Me zemër”, kënga do të transmetohet nesër (2 gusht) në radiot shqiptare, ndërsa një ditë më pas do të publikohet në YouTube.

Mumajesi më herët ka paralajmëruar se gjatë stinës së verës do të publikojë gjithsej tre këngë të reja.

 

Flori është shumë aktiv, veçanërisht si producent dhe në vazhdimësi sjellë këngë të reja, që kthehen në hite.

Është e gjatë lista me emrat e këngëtarëve që janë bërë të famshëm pikërisht në saje të këngëve që mbajnë nënshkrimin e Florit.

Florian Mumajesi, pak ditë më parë ka realizuar këngën e re të titulluar “Me zemër”.
Kënga u transmetua për të parën herë dje në radiot shqiptare, ndërsa sot është publikuar në YouTube, bashkë me videoklipn, që sipas Florit, është i pari klip personal.

“Sot po kuptoj realisht se sa kohë kam pa ndjerë një emocion si ky. Kam punuar gjithmonë me zemër për të gjithë bashkëpuntorët e mi dhe po kuptoj që mbase ky është klipi im i parë personal”, ka shënuar në Facebook, Flori, një ndër producentët dhe kantautorët më të mirë shqiptar.

Ndryshe, Mumajesi më herët ka paralajmëruar se gjatë stinës së verës do të publikojë gjithsej tre këngë të reja.

/Indeksonline/

YouTube Preview Image