Linda Halimi ka mesazh për gazetarët

August 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Linda Halimi ka zgjedhur rrjetin social facebook, që t’ua dërgoj ’2-3 fjalë’ gazetarëve. Kohëve të fundit është përfolur shumë në media martesa e saj me të fejuarin e saj, reperin Big D. Dhe kjo duket ti ketë penguar Lindës, e cila as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë lajm.

Linda në rrjetin social facebook ka shkruar:  ““Pse të pohoj, pse të mohoj? Pse kam nevojë t’i jap dikujt detajet e jetës tepër personale time? Shumë herë kam dhënë detaje më shume seç duhet rreth jetës sime dhe gazetarët kanë marr avantazh nga kjo kurse mua s’më ka shërbyer një gjë e tillë, kështu që pse të merrem me shpjegime kur jam tepër e zënë duke shijuar ditët më të bukura të jetës sime?

Nuk kam nevojë të shfrytëzoj jetën time personale për të fituar famë, atë e kam tashmë, dhe famën që kam do ta shfrytëzoj me këngë të bukura që do mundohem të sjell dhe jo me privatësitë e mia. Kjo ishte përgjigjja ime dhe shpjegimi im i fundit, rreth jetës sime private, për të gjithë kuriozët. Faleminderit”

Vipat.info

Ju mundeni te kerkoni ofertat per pushime ne Holiday House Ulqin duke klikuar në linkun e Ofertave per Hotele dhe apartamente në Ulqin.
YouTube Preview Image