Perpunimi i projektit kryesor për rregullimin e Moles së madhe – Marina në Ulqin

August 6, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Më datën 01.08.2012, është mbajtur takimi ndërmjet përfaqsuesve të Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit dhe përfaqsuesve të Nërmarrjes publike Të Mirat Detare në Mal të Zi. Tema e këtij takimi ishte: ” Perpunimi i projektit kryesor për rregullimin e Moles së madhe – Marina në Ulqin”

Projekti përfshin rekonstruimin e Moles së madhe, ndërtimin e Marinës me lidhëse për anije si dhe përmbajtjes që përfshinë: qendrën si hapësir publike për organizimin e manifestimeve të ndryshme, hapsiren e gjelbërt, ndriçimin përkates, qasjen e nevojshme për qarkullim etj. Sa i përket shpellës që ndodhet në Mole u tha se para projektimit të çfardo investimi në atë zonë duhet të bëhet konzervimi dhe valorizimi për të ruajtur rëndësinë që ajo ka.
Përfaqësuesit e Komunës se Ulqinit u shprehen se është e domosdosme të plotësohen kushtet teknike të përcaktuara me ”Rregulloren mbi llojet e objekteve të turizmit nautik, kushteve minimale teknike dhe kategorizimit të tyre” si dhe çdo ndërhyrje duhet të jenë në përshtatje të mjedisit duke ruajtur autenticitetin e asaj zone.

 

Komuna Ulqinit

Ju mundeni te kerkoni ofertat per pushime ne Hotel Mediteran Ulqin duke klikuar në linkun e Ofertave per Hotele dhe apartamente në Ulqin.

5