Basha pret kreun e Komunës së Ulqinit z.Nasif Cungun – Foto – Kumtese

August 7, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kreu i Komunës së Ulqinit shoqërohej nga deputetët Vasel Sinishtaj e Genci Nimanbegu si dhe kreu i PDSH-së në Malit të Zi, z.Fatmir Gjeka.

Kumtese per opinion

Kryetari i Komunes se Ulqinit,z.Nazif Cungu, me nje delegacion me perfaqesues politik shqiptar nga Mali I Zi paten nje vizite pune ne Tirane me kryebashkiakun e Tiranes z. Lulzim Basha.
Pervec z.Cungu ne delegacionin nga Mali I Zi te pranishem ishin edhe deputetet Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj si dhe Kryetari I Partise demokratike, z.Fatmir Gjeka, kurse nga ana tjeter ne kabinetin e Bashes ishte i pranishem edhe nenkryetari I bashkise se Tiranes Petrit Vasili.
Ky takim kishte per qellim njohjen me nga afer te z. Bashes per zhvillimet me te fundit ne Mal te Zi, me theks te vecant per komunitetin shqiptar si dhe mundesi te ndryshme bashkepunimi ne nivel rajonal e nderkombetar.
z.Cungu se pari e falenderoi z.Bashen per kete takim dhe pastaj e njoftoi me gjendjen aktuale në Mal te Zi sidomos ne qytetin e Ulqinit duke i spjeguar atij te arriturat qe I ka pasur kjo komune Brendame pak se nje viti te qeverisjes se ketij pushtet sic jane planet urbanistike, hapja e rruges Sukubine-Muriqan, hapja e deponjes sanitare, pastaj eshte duke u punuar ne planin hapsinore te Ulqinit si dhe masterplani per Plazhin e Madh te cilet per Ulqinin jane shume te rendesishem.
Ndër problemet më të rëndësishme te cilat jane paraqitur gjate takimit ishte legalizimi i objekteve ndërtimore dhe gjetja e nje modeli te pershtatshem dhe efikas.
Edhe deputeti Genci Nimanbegu gjate bisedes me z.Bashen shprehu kenaqesine e ketij takimi duke I shpalosur disa nga aktivitetet e tij si deputet ne Parlamentin e Malit te Zi,per veshtiresite te cilat I hasin si politikan shqiptare dhe per mundesite te cilat ju jepen qe me punen e tyre te ndryshojne dicka.
Nder problemet kryesore me te cilat jane ballafaquar si deputet ishin edhe ligji zgjedhor me te cilin shqiptaret I kane hup mandatet e garantuara, pastaj ligji mbi ruajtjen e rendit dhe qetesise, ku cenohet perdorimi I flamurit kombetar, etj…
Deputeti nga Malesia, Vasel Sinishtaj poashtu e falenderoi z. Bashen per kete takim dhe ii prezentoi nga afer pune dhe veprimtarine e tij ne kuvendin e Malit te Zi duke e njoftuar me iniciativen e fundit te cilen e kane dorezuar Ai dhe z.Nimanbegu lidhur me statusin e Malesise qe ajo te behet komune e plote.

Kryetari I Partise demokratike z.Fatmir Gjeka gjate bisedes se tij me z.Bashen u fokusua me teper tek prezentimi I partise se tij, planet dhe programin e veprimit qe do ta bejne ne te ardhmen si parti shqiptare.
Poashtu gjate takimit ne mes te bashkebiseduesve u diskutua mbi ceshtjen e bashkepunimit ne mes te dy vendeve te cilat se bashku fituan IPA projektin per biznese te vogla dhe te mesme si dhe mundesine e shkembimit te pervojes se administrimit me qellim qe eksperiencat positive qe ka Tirana te perdoren edhe ne Ulqin duke paralajmeruar se se shpejti nje ekip I specializuar I Bashkise se Tiranes do te qendroje ne Komunen e Ulqinit per te percjellur eksperiencat e tyre ne sistemin e vjeljes se taksave.
Z.Basha per mysafiret nga Ulqini shtroi edhe nje dreke ku te pranishem ishin edhe Ministri I puneve te Brendshme Florin Noka dhe deputeti Gerti Bogdani.
Ne perfundim te takimit ne Tirane u be edhe nje takim I shkurt,por vellazeror edhe me kryeministrin dr.Sali Berisha me c rast u rikonfirmua edhe mbeshtetja e tij qe Malesia-Tuzi te kete statusin e komunes se plote.

Sherbimi per informim i Forcës


 

22