Artana Bytyqi “Miss Vera 2012” ne Ulqin

August 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Si duket puna në modelim po i ecën mjaft mirë dhe bukuroshja Artana Bytyqi sapo është kurorëzuar edhe me një çmim. Ajo është shpallur “Miss vera 2012” në manifestimin e mbajtur para disa dite në Ulqin. Artana ndihet e kënaqur me këtë pjesëmarrje, dhe thotë se ka qenë e bindur se do ta rrëmbejë një çmim. Për më shumë rreth kësaj pjesëmarrje flet ajo për “Zëri”.

– Këtë vit në Ulqin u mbajt spektakli “Miss vera 2012&Miss hollegro 2012” dhe ju fituat një çmim, si ndjeheni?

– Jam shumë e lumtur që arrita të marr një çmim mjaft të rëndësishëm për mua. “Miss Vera 2012” është njëra nga çmimet që më ka bërë të ndjehem shumë mirë. Ky spektakël u organizua mirë nga modeli i njohur kosovar, Vilson Geci.

– Padyshim se në këtë eveniment kanë marrë pjesë vajza të bukura, sa i është frikësuar Artana konkurrencës?

– Në “Miss vera&Miss Hollegro 2012” janë prezantuar gjithsej 15 vajza nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi dhe diaspora. Sa i përket konkurrencës nuk jam frikësuar aspak edhe pse të gjitha vajzat kanë qenë mjaft të bukura. Padyshim secila prej tyre është prezantuar sa më mirë, mirëpo unë kisha fatin të jem “Miss Vera 2012”.

– Mendoni se të gjitha çmimet u dhanë me meritë, keni pritur edhe ndonjë çmim tjetër?

– Organizimi ishte në mënyrë perfekte, ku nuk mungoi as juria profesionale e cila sipas mendimit tim të gjitha çmimet i ndau me meritë. Ndërsa sa u përket çmimeve të tjera, në fakt nuk kam pritur asnjë çmim tjetër. “Miss vera 2012” është i mjaftueshëm për mua dhe për këtë falënderoj jurinë profesionale. Në realitet kam pritur një çmim, prandaj kjo ka qenë edhe arsyeja përse kam marrë pjesë. Sa herë që marr pjesë në ndonjë eveniment të tillë padyshim se pres edhe ndonjë çmim dhe ja që fatmirësisht edhe këtë herë arrita të marr një çmim të vlefshëm për mua.

– Çfarë po bën Artana në këto ditë të nxehta vere?

– Zakonisht po vizitoj pishinat dhe bregdetin e Ulqinit dhe të Shqipërisë. Kohën e lirë po e kaloj me shoqëri. Po përgatis edhe provimet në fakultet dhe kështu po më kalon koha. Ndërsa sa i përket modelimit po mundohem të punoj edhe në këtë drejtim në mënyrë që suksesi im të vazhdoj edhe më tutje. Tani do të jem e angazhuar edhe me një pjesëmarrje tjetër në “Summer Fashion Week Ulqini 2012” që do të fillojë brenda një kohe të shkurtër. Shpresoj që të prek edhe pistat e njohura botërore dhe ta prezantoj Kosovën si shtet.

Kastriote Bajrami
Zëri