Adrenalina e Kite Surfit në Plazhin e madhë të Ulqinit – Video

August 9, 2012   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Kite Surfing në Plazhin e madhë të Ulqinit eshtë be realitet, sepse ky është një lloj sporti që praktikohet në erë shumë të forte deri në 12 kite(shpejtësia e erës), dhe në momentin që nuk mund ta menaxhosh mirë velën, era ka fuqi të jashtëzakonshme që mund të tërheqë me shpejtësi e nuk të jep kohë të lirohesh dhe, nëse nuk shtyp butonin e sigurisë, rreziku është evident.

Cili eshtë niveli i rrezikut, përveç përvojës së re, çfarë tjetër përfiton kush praktikon kësi sportesh ekstreme?

Njerzit munden të kalojn pushime të bukura në vende të ndryshme me bukuri përallore,por në të vertet skan pa asgjë.Përveç  shijes së natyres dhe detit,pa asnji benefit trupor dhe asnji adrenalinë apo emocion që tregon limitet e tij.

Por  kujtimet e Kite Surfit,dhe ndjesia ndaj saj,janë çaste që nuk harrohen kurrë, kënaqësi të tipit që edhe pas tri ditëve që i ke përjetuar çastet sportive ekstreme, të duket vetja sikur ende je duke fluturuar në hapësirë, duke bërë surfing, duke u hedhur nga maja e malit etj.

Ndaj unë jam i kënaqur që e zbulova, dhe për momentin janë i vetmi argëtim ku prehem me gjithë qenien time dhe mendoj se do të vazhdojë që në plazhin e madhe të Ulqinit,adrenalina ime të jetë Kite Surfing.

Eksperienca e parë është gjithnjë e paharrueshme. Është adrenalinë në maksimum, është rrahje e fortë zemre dhe emocion i pakrahasueshëm, që jo çdo lloj sporti tjetër përreth mund të ta ofrojë. Kam dëshiruar sporte që të mbesin më gjatë në memorie, që të japin ndjesinë se edhe pasi të ketë mbaruar udhëtimi, të duket vetja akoma sikur je në fluturim apo duke bërë sërf. Dëshira ime për aventura të reja, të paprovuara kurrë më parë, ishte tërheqja e parë ndaj përvojave të “çmendura” në plazhin e madhe të Ulqinit duke menduar se një ditë do jem pran shokëve të mi duke berë Kite Surf.

YouTube Preview Image