After Beach Party 2012 në plazhin e Kite Surf Club D’olcinium

August 10, 2012   | Lajmet / Vijesti

Diskot dhe klubet e natës vijnë e shtohen çdo vit në qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit. Duket se shumë prej turistëve zgjedhin këtë qytet vetëm për argëtimin dhe relaksin e pafund që të jep jeta e natës.

Por nëse dikur të rinjtë prisnin natën për të kërcyer tashmë provohen tradita dhe eksperienca të reja, siç eshtë After Beach Party 2012 e organizuar nga ministria e turizmit që bëjnë klube të ndryshme buzë detit të Malit të Zi. Kështu,pa mbërri ende dita e shtune me 11 gusht dëgjohet muzika dance e cila të fton të jesh pjesë e shumë të tjerëve që argëtohen në plazhin e “Kite Surf Club D’olcinium” një nga plazhet dhe After Beach Party më të bukura verore të plazheve në Mal të Zi.

Mund të përmendim dhe shumë të tjera plazhe që përgadisin After Beach Party 2012 si Zhalo (Herceg Novi), CopaCafana (Tivat), Almara Beach (Tivat), Marina St Matija (Kotor), Garden beach (Budva), San Trope (Budva), Q2 (Sutomore), Cuba Libre (Sutomore), SandBox (Ulqin), D’Olcinijum (Ulqin), Tekila (Beçiqi) i Porto Mare (Kamenari) e shumë të tjera të cilat gjenden gjithmonë të mbushura.

Ndonëse është mbarimi i sezonit turistik, pronarët e plazhave dhe klubeve,si dhe diskove verore kanë nisur konkurrencë të fortë mes tyre, duke shpejtuar të vendosin reklamat në vendet më të dukshme.

Janë pikërisht emrat e DJ-eve ata që tërheqin më shumë, ndaj pronarët e lokaleve verore nuk hezitojnë të shpenzojnë për të sjellë emrat më të dëgjuar si dhe ata që kanë hitet më të bukura,ku njëri ndër to eshtë edhe DJ Perry ku do marre pjesë në After Beach Party 2012 në plazhin e  Kite Surf Club D’olcinium,të shtunen me 11 gusht, prej ora 16:00.

Këtë vit fluksi i të rinjve që frekuentojnë After Beach Party 2012, është më i madh se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shijaur kështu orë të paharruara nën shoqërinë e të ftuarve special.

YouTube Preview Image