Apartamente per shitje ne qender të Ulqinit

August 10, 2012   | Anketë / Anketa

Ofrojme apartamente te permasave edhe tipeve te ndryshme per shitje ne Ulqin, Mal të Zi. Gjate shume vitesh eksperience ne fushen e pasurive te paluajteshme ne Ulqin, kemi kontatuar që ka patur shumë kerkesa për banesa/ apartamente ne bregdet te Ulqinit.
Per këtë arsye kemi nxjerrë në shitje nje kompleks apartamentesh dhe lokalesh adafriste në një nga vendodhjet më interesante te Ulqinit ku të gjitha sherbimet që nevojiten janë në afërsi të kompleksit.

Ndërtesa
PERSHKRIMI & SPECIFIKIMI
LOKALE AFARISTE: 12 LOKALE AFARISTE,
BANESA: 27 BANESA
SIPËRFAQJA E BANESAVE m2: 40-122 m2
SIPËRFAQJA E LOKALEVE AFARISTE: 30-228m2
2 ELEVATORË, Garazh, Vendparkime

Apartamentet gjenden në qendrën administrative të Ulqinit .Të gjitha institucionet kryesore gjenden ne afërsi (shkollat: fillore, e mesmja, Ambulanca, Komuna e Ulqinit, bankat). Poashtu kjo pozite ofron edhe shanse të mira për zhvillim të biznesit, sepse në katin perdhesë dhe në katin e parë janë paraparë hapësira për afarizëm ( dyqane tregtare dhe zyra).
Apartamentet kanë dy hyrje të ndara nga të dy anët e ndërtesës, një në Lindje dhe tjetri në Jug të të ndërtesës. Të dy anët janë të pajisura me elevatorë. Konstruksioni i ndërtesës është dizenjuar sipas standardeve më të fundit të industrisë ndërtimore (materijalet ndërtimore, kalkulimet statike, aprovimet zyrtare).
Ndërtesa është e rrethuar me një sipërfaqe të madhe prej xhami, e cila jep ndriçimin e duhur gjithë ndërtesës. Zgjjedhja e enterierit i mbetet blerësëve, duke rrespektuar preferencat dhe shijet e ndyshme personale. Apartamentet do të pajisen me kondicionerë qendror të Ajrit, që mundëson nxemje dhe ftohje gjatë tërë vitit.
Lokacioni
Ndërtesa gjendet në qendër të qytetit – Bulevardi Vllezërit Frashëri. Pozita e ndertesës është ne afërsi të çdo objekti të rëndësishëm publik:
– Stacioni i autobusave -50 m
– Shkolla fillore – 200 m
– Shkolla e mesme – 100 m
– Shtepija e shendetit 400 m
– Komuna 400 m
– Shtepija e kultures 800 m

Qyteti i Ulqinit
Me më shumë se 260 dite me diell dhe më se 20 kilometra plazhe me rërë, Ulqini prezanton adresen ideale jetesore për juve. Begatia kulturore – arhitektonike janë vetëm disa përparsi për të gjithë këtë. Plazhet me rërë, ujërat shëruese sulfurike dhe sipërfaqet e mëdha gjelbëruese të cilat në fund formojnë vend të përkryer për të jetuar.
Qyteti i Vjeter i Ulqinit-plot kujtime dhe histori të mbledhura me kohë. Poashtu plot me vende dhe pamje piktoreske. Gjithashtu mund të bëni dhe vizita ne Cafené, Restaurante dhe shumë aktivitete tjera, që e bejnë Ulqinin atraktiv për shumë vizitorë. Ulqini është qytet që medoemos duhet ta vizitoni.

Për Shitje
LOKALET AFARISTE PËR SHITJE
Përdhesja dhe kati i parë janë parashikuar për afarizëm. Në përdhese dhe katin e parë janë planifikuar gjithsejt 12 lokale afariste, ku në kuadër të katit të parë kemi edhe 2 sipërfaqe për banim.

Lokalet afariste në ofertë: 78,54 m2; 62,62 m2; 58,85 m2; 123,70 m2; 126,51 m2; 178,99 m2; 42,80 m2; 30,30 m2; 111,13 m2; 33,22 m2; 125,21 m2; 228,35 m2

Në kuadër të katit të dytë, tretë dhe të katërt kemi apartamente – Apartamentet në ofertë: 69,09 m2; 56,98 m2; 55,75 m2; 56,80 m2; 56,45 m2; 91,65 m2; 63,61 m2; 83,79 m2; 40,05 m2; 46,85 m2; 62,15 m2, 78,74 m2; 57,75 m2; 122,75 m2, 117,35 m2; 40,80 m2; 109,25 m2

Shërbimi për klijentë:
Duke patur parasysh dinamikën e jetës së sotme, kemi planifikuar programin e shërbimit për t u përgjigjur kërkesave të klientit. Kemi planifikuar shërbimin e pranimit të klientëve ku klientët mund të udhëzohen dhe të informohen. Poashtu kemi planifikuar themelimin e fondit të përbashkët, ku mund të mblidhet një sasi e mjaftueshme e të hollave për shërbimet e lyerjes dhe dekorimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës pas një periudhe kohore prej disa vitesh. Poashtu planifikohet oferta e idejave të ndryshme për dekorim të banesës (prodhimet prej druri, modelet keramike si dhe propozime të ndryshme ideore të dizajnit).

Për informatë me të hollesishme, mund të kontaktoni me sherbimin tonë