Ende digjen zjarre në fshatin Kaliman dhe Megjureç – Video

August 13, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

11 ditë rresht është zjarri aktiv të dhe në aksion në fshatin Kaliman dhe Megjureç. Sipas fjalëve të shefit të shërbimit të mbrojtjes, Flamur Sella ,“terreni jashtëzakonisht i vështirë ka bërë që intervenimet në këtë drejtim të jenë shumë të vështira. “Po ne vazhdimisht jemi në terren dhe kohë pas kohe dërgojme edhe masa shtesë për intervenim, mirëpo terreni shumë i thyeshëm na krijon probleme të jashtëzakonshme që vende vende nuk kemi se çka të bëjmë”, ka thënë ai.

Në fshatin Kaliman dhe Megjureç  zjarri eshte akoma aktiv, por nën kontroll. 11 Zjarrfikës  jan present në vengjarje dhe po punojnë për të shuar flakët që kërcënojnë shtepijat aty pranë fshatit Kaliman dhe Megjureç.
Siç u njohftuam nga kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Flamur Sella, ne jemi në vendngjarje dhe se ka vështirësi në shuarjen e zjarrit,por për shkak të terrenit te thyer malor zjarri mas disa orëve mendohet të vehet në kontroll totale nga zjarrfiksat e Ulqinit.

F.H
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image