Bashkesia Islame e Malit te Zi shtron iftare ne Kraje

August 14, 2012   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Per te disaten here me radhe Meshihati i Bashkesise Islame te Malit te Zi, me rastin e muajit te madherueshem te Ramazanit te henen (13.08.2012) ka shtruar nje iftare per agjeruesit e Ramazanit ne Kraje. Ky iftare u mbajt ne hollin e Restorant “Rozafa” ne Ostros.

Te ftuar ne kete iftare ishin reth 50 agjerues nga te gjithe rethet e Krajes. Ndersa te pranishem nder te tjere ishin z.Omer Kajoshaj, nendrejtor i medreses “Mehmet Fatih” ne Podgorice, Irfan Kaca imam ne xhamine e Muriqit si dhe zyrtare te tjere te Bashkesise Islame te Malit te Zi dhe medreses “Mehmet Fetih” perfshi ktu Behlul Kanaqin nga Kraja, zyrtare i larte i medreses ne Podgorice.

Pas iftarit te pranishmit i pershendeti z.Omer Kjoshaj i cili pershendeti te gjithe te ftuarit du ju uruar agjerim te pranuar. Ai poashtu ne fjalen e tije foli shkurtimisht per rendesine e agjerimit te muajit te Ramazanit dhe per vlerat e tij. Pas kesaj u vazhdua me faljen e Namazit te Teravise ne Xhamine e Re ne Ostros te Vogel./KrajaOnline/

YouTube Preview Image