John Cooney: Ulqini destinacion për investime për investitorë amerikanë

August 15, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti në takim z. John Cooney

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkpuntorët e tij, priti sot në takim z. John Cooney, kryetarin e këshillit politik dhe ekonomik në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë si dhe bashkpuntorët e tij.

Kryetari Cungu, njoftoi z.Cooney me të arrituarat e deritashme të pushtetit lokal të Ulqinit, me planet për të ardhmen, dhe me mundësitë e investimeve në Ulqin, posaçarisht në fushën e turizmit dhe bujqësisë. Njëkohësisht ftoi që kompanitë amerikane të jenë aktive, dhe të marrin pjesë në investimet që në të ardhmen e shpejtë do të realizohen në Ulqin, në fusha të ndryshme të ekonomisë. Poashtu njoftoi për vendimin për shpalljen e biznis zonës në Krythë, dhe me lehtësimet që do ti mundësohen investitorëve të interesuar për atë pjesë.
Zotëri Cooney njoftoi të pranishmit që disa investitorë amerikanë janë të interesuar për investime në Mal të Zi dhe atyre do ti sygjerohet ta konsiderojnë edhe Ulqinin si destinacion të tyre për investime, duke pasë parasysh mundësitë natyrore të cilat egzistojnë, e të cilat janë shumë të rralla dhe të favorshme.
Në këtë drejtim u dakordua që në javët e ardhshme Ulqinin do ta vizitojë edhe përfaqsuesi rajonal i kompanisë “NCH Capital”, e cila u rendit e dyta në tenderin për valorizimit turistik të lokacionit të Kumborit në Tivat, dhe të cilës do ti prezantohen më detajisht mundësitë e investimeve në Ulqin.
Poashtu, zotëri Cooney theksoi që kompanitë amerikane janë të interesuara të kyçen në realizimin e projektit të ujsjellësit dhe kanalizimit, i cili do të realizohet në periudhën e ardhshme në Ulqin me kredinë e KFW bankës.

Komuna Ulqinit


YouTube Preview Image

2