Mehmet Zenka deklaroi se disa parti politike shqiptare më të rëndësishme kanë mandatet se sa interesat e shqiptareve

August 15, 2012   | Politika

Kryetari dhe deputeti i Uninonit  Demokratik të Shqiptarëve Mehmet  Zenka, akuzoi përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare, se ata  nuk mendojnë për interesat e shqiptarëve, por vetëm se si në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të  fitojnë ndonjë mandat.
Ai për gazetën  ”Dan”, deklaroi se ndanë mendimin me popullatën  shqiptare se shumica dërmuese e shqiptarëve të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë në një kolonë.
Por, siç kam parë, disa partitë shqiptare nuk mendoj si njerëzit, por  vetëm u  intereson qe  të sigurojnë një mandat në kurriz të partive të tjera. Unë frikësohem  se nuk do të zgjedhin mjete politike për të arritur deri te ky qellim tha Zenka.
Ai theksoi se UDSH është e  gatshëm për çdo zgjidhje të votimit, qoftë edhe për performancën individuale.

Tek përfaqësuesit e partive të tjera etnike shqiptare nuk ekziston dëshira që të jenë në koalicion me UDSH-në, por vetëm mendojnë se si të na përjashtojnë nga Kuvendi.
Ne jemi të gatshëm për të gjitha opsionet që të dalim në zgjedhje , pa qoftë edhe në mënyrë individuale, pasi që nëse ndonjë Parti Shqiptare mundet vetëm të sigurojnë një mandat atëherë ajo është UDSH është i bindur  Zenka.
Ai shtoi se UDSH mori pjesë në bisedimet e para mes partive shqiptare, pas të cilave siç thotë aji partitë e opozitare vazhdojnë të takohen dhe të negociojnë me njëra tjetrën jashtë këtij takimi .
I thërras  që  të mbajnë  atmosferë  korrekte gjatë  bisedimeve , së paku të ruajmë fytyrën para popullit  nëse nuk merremi vesh deklaroi Zenka.  / Albert Camaj/

 

MALESIA.ORG

2